-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Selimi: Thaçi s’ishte takuar me Adem Jasharin që nga ‘92-a

Më të lexuarat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi thotë se ai dhe komandanti i UÇK-së Adem Jashari kanë pasur raporte të mira dhe se presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi nuk ishte takuar me Jasharin që nga viti 1992.

Selimi në Interaktiv të KTV-së ka përsëritur fjalët e thëna në seancën e Kuvendit në të cilën Thaçi u zgjodh president, kur kishte thënë se “të dua për president aq sa edhe familja Jashari. S’po them si Adem Jashari se do e merrje si kërcënim”.

Sipas tij, kjo është fjali që nuk duhet marrë me shqetësim.
“Familja Jashari është emblemë e UÇK-së. Nuk është dashur të merrej me shqetësim nëse i them dikujt të dua për president aq sa të do familja Jashari. I thash se Drenica nuk të mbron kur e ke keq. Më shumë Drenicë se familja Jashari nuk ka. Andaj i thash të dua sa familja Jashari për president. Mandej i thash jo si Adem Jashari. E dimë se jo rrallëherë pas vdekjes së Ademit, këta njerëz donin ta privatizonin luftën e Adem Jasharit ndërsa me të nuk kishin komunikuar nga viti 1992, respektivisht 1993”, ka thënë Selimi, përcjell Koha.net. “Kanë tentuar të më përçajnë mua me Adem Jasharin, por kurrë s’kanë arritur. Kanë tentuar të përçajnë njerëz, dhe jo rrallëherë kanë provuar ta lënë të izoluar familjen Jashari në Drenicë. Po flas për kohën kur Adem Jashari ishte gjallë”, ka thënë Selimi duke iu drejtuar edhe ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, që kishte dalë në mbrojtje të Hashim Thaçit.

“Thaçi se ka takuar kurrë Ademin që nga viti 1992. As që kanë folur. Nuk janë takuar as kur ka qenë bashkë të dy në Kosovë. E di se nuk janë takuar kurrë. Unë jam ndarë me Adem Jasharin një ditë para se të sulmohej. Por nëse thoni se e kam tradhtuar, ku keni qenë ju”, ka shtuar Selimi.
Ai ka lutur Lladrovcin që të publikojë videot dhe incizimet që i ka.

Selimi ka komentuar edhe deklaratat e Gani Gecit, ndonëse ka thënë se nuk e merr seriozisht atë.
“Ai është vrasës i së paku dy vrasjeve që i ka pranuar”, ka thënë Selimi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit