3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Selimi: Thaçi ka humbur besimin edhe të luftëtarëve të UÇK-së!

Më të lexuarat

Kundërshtimin për zgjedhjen e Hashim Thaçit president, opozita e ka shprehur vazhdimisht me arsyetimin se ai nuk është person unifikues dhe se zgjedhja e tij përbën jo vetëm shkelje kushtetuese.

Kundërshtimin e tyre, opozita e ka bërë në mënyra të ndryshme, duke hedhur gaz lotsjellës e duke protestuar edhe në rrugë. Por duket se kundërshtimi i tyre nuk pengoi zgjedhjen e Thaçit president të vendit.

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i kontaktuar nga Botapress tha se Hashim Thaçi nuk i përmbushë normat për të qenë president i Republikës së Kosovës, madje një pretendim i tillë i tij është absurd.
“Një ndër parakushtet për të qenë president i Republikës është edhe që kandidati të jetë unifikues dhe mbipartiak. Kjo gjë është edhe normë kushtetuese. Këtë normë Thaçi nuk e përmbush as përafërsisht. Por jo vetëm kaq. Si mund të pretendojë të jetë president unifikues një kandidat i cili për tu zgjedhur është dashur që në ditën e zgjedhjes se tij ta shtyp protestën me dhunë dhe ta nxjerrë me polici opozitën nga parlamenti?”

I pyetur se a e ka humbur Thaçi besimin e ish luftëtarëve të UÇK-së dhe të Drenicës, ai nuk e mohoi këtë gjë, madje tha se askush nuk mund ta ketë besimin e ish luftëtarëve përfshirë (edhe) Thaçin.

“Askush nuk mund ta ketë besimin e ish luftëtarëve sot (aq më pak Hashim Thaçi) i cili njëkohësisht vazhdon t’i luftojë objektivat e luftës që kanë bërë luftëtarët gjatë luftës. Që ta kesh besimin e ish luftëtarëve duhet që t’ua respektosh qëllimin për të cilin ata kanë luftuar”, tha deputeti Selimi për Botapress.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit