Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka mohuar informacionet se ai dhe Florin Krasniqi po planifikojnë të kalojnë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Rexhep selimi“Nuk ka të bëjë asgjë me të dhe të vërtetën. Asnjëri nga ne nuk e kemi ndërmend të largohemi nga Vetëvendosje”, i ka thënë Kohavisionit Selimi. Ai ka shtuar se e gjithë kjo është fushatë kundër tyre dhe gjithë Lëvizjes Vetëvendosje.
Mediet kanë raportuar pasdite se gjoja deputetët Selimi dhe Krasniqi do t’i bashkohen AAK-së për shkak se nuk pajtohen me veprimet e dhunshme të VV-së./infoglobi/kohaislame