9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Të mirat që sjell agjërimi në shëndetin tuaj

Më të lexuarat

Hipokrati, Aristoteli, Galen Paracelsus, Plato, Sokrati dhe shume filozofe te mëdhenj, shkencëtare dhe mjeke, profete te te gjitha religjioneve, për shekuj me radhe kane përdorur agjërimin si metode te pastrimit, shërimit dhe rigjallërimit te trupit, fizikisht dhe spiritualisht.

Sigurisht qe edhe me pare keni dëgjuar qe agjërimi është një mënyrë shume e mire për humbje peshe. Por përveç humbjes se peshës agjërimi ka edhe shume te mira shëndetësore. Përveç tjerash agjërimi nuk duhet të mendohet se i takon atyre qe janë besimtare. Agjërimi mund te behet kurdoherë pa pasur arsye te jesh besimtar.

E sot mund te mësoni për shume te mira të tjera qe agjërimi ju sjell në shëndetin tuaj.

1. Agjërimi është me i lehtë se cilado dietë dhe mënyra me e shpejt e humbjes se peshës.
2. Agjërimi është i adaptueshem ne dite shume te ngarkuara me aktivitete. I jep trupit pushim fiziologjik.
3. Agjërimi përdoret me sukses ne shërimin e shume sëmundjeve.
4. Agjërimi mund te ju ofroje humbje te peshës deri ne 5kg ne javën e pare.
5. Agjërimi ul dhe normalizon kolesterolin, homocisteinen dhe shtypjen e gjakut.
6. Agjërimi është një përjetim qetësues shpesh duke qetësuar tensionin dhe insomnine (pagjumësinë)
7. Agjërimi përmirëson veset e dietave dhe ngre kënaqësinë e ngrënies.
8. Agjërimi është rigjallërues dhe zvogëlon procesin e plakjes.
9. Agjërimi është stimultant për rigjallërimin e rritjes se niveleve te hormoneve.
10. Agjërimi jep energji. Ndihmon procesin e eliminimit.
11. Agjërimi përmirëson jetën seksuale.
12. Agjërimi mund te eliminoj apo modifikoj pirjen e duhanit dhe fiksimin ndaj alkoolit.
13. Agjërimi është rregullator sepse edukon trupin qe te konsumoj ushqim vetëm sa i duhet.
14. Agjërimi nxjerr nga trupi toksina duke i dhen ati një “dush internal” dhe pastrim.
15. Agjërimi nuk privon trupin nga materia esenciale ushqyese.
16. Agjërimi mund te përdoret për te zbuluar burimin e alergjive nga ushqimet.
17. Agjërimi me sukses përdoret ne mjekimin e skizofrenisë dhe sëmundjeve të tjera mendore.
18. Agjërimi nen mbikëqyrje te duhur mund te tolerohet deri ne 4 jave.
19. Agjërimi nuk akumulon apetitin; dëshira për te ngrënë zhduket pas 1 deri 2 ditëve.
20. Agjërimi ka qene praktike e zakonshme qysh nga zanafilla e ekzistencës se njeriut.
21. Agjërimi është rit ne te gjitha religjionet. Kurani dhe Bibla qe te dyja kanë plot referenca ne te.
22. Agjërimi është ‘mjekimi’ natyror sipas besimeve fetare.

/albeu/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit