4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Selakoviq ankohet për kërkesën e Kosovës për njohje reciproke

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, gjatë seancës ku po shqyrtohet raporti gjashtëmujor i OKB për Kosovën në Këshill të Sigurimit, akuzoi Kosovën që nuk po tregohet e gatshme për “zgjidhje kompromisi” në dialog, pasi e kërkon njohjen.

Selakoviq u shpreh se autoritetet në Republikën e Kosovës po thellojnë dallimet etnike.

“Për fat të keq muajt e fundit nuk kanë sjellë më shumë stabilitet në Kosovë dhe situata nuk është tamam siç është paraqitur në raport. Lëvizjet e njëanshme të Prishtinës vazhdojnë të thellojnë me vetëdije dhe sistematikisht dallimet etnike duke shkaktuar diskriminim ndaj popullatës joshqiptare”, pretendoi ministri i Jashtëm serb, transmeton KP.

Duke folur për dialogun, Selakoviq u shpreh se kërkesa e Prishtinës zyrtare për njohje reciproke tregon mos gatishmëri për të gjetur ndonjë zgjidhje kompromisi.

“Dëshiroj të tërheq vëmendjen tuaj për sjelljen e ngurtë problematike dhe jashtëzakonisht të përgjegjshme të palës tjetër negociuese në kuadër të dialogut. Në arritjen e qëllimeve të lartpërmendura Prishtina zbaton të ashtuquajturën politikë të reciprocitetit, një strategji keqdashëse, e mirëmenduar, që fatkeqësisht nuk është ndërtuar në mënyrë të pavarur. Duke insistuar vazhdimisht në njohjen e ndërsjellë si pjesë qendrore e dialogut, e ashtuquajtura politikë e reciprocitetit demonstron mungesën e vullnetit thelbësor të lidershipit aktual politik të Prishtinës për të gjetur ndonjë zgjidhje kompromisi”, tha Selakoviq.

Ministri i Jashtëm Serb u shpreh se nuk mund të ndryshohet formati i dialogut me ardhjen në pushtet të Qeverisë Kurti.

“I konsiderojmë si të papranueshme tentativat për mospërfillje të formatit aktual të dialogut, dhe anulimin e marrëveshjeve vetëm se nuk u pëlqejnë faktorëve aktualë politikë. Është e papranueshme që rrethanat aktuale gjeopolitike të përdoren thjesht për të fshirë atë që është punuar me mundim prej vitesh. Theksoj se Beogradi ishte institucionalisht i përfshirë në dialog që në fillim, ndërsa angazhimi i palës tjetër ka ndryshuar dhe vazhdon të varirojë në varësi të opsionit politik që është në pushtet”, tha Selakoviq

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit