Jozyrtarisht mësohet se lider i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, është në gjendje jashtë rrezikut për jetë, njofton Portalb.mk.
Protestuesit të cilët dhunshëm u futën në hapësirat e Parlamentit krahas kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe disa bashkëpartiakëve të tij kanë sulmuar edhe deputetin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Nga fotografia e siguruar nga televizioni Alsat, shihet se si ka qenë gjendja e Selës..
I lënduar, sipas koha.mk është edhe Damjan Mançevski dhe disa të tjerë.
Në ndërkohë, persona nga radhët e protestuesve me maska të zeza në kokë vazhdojnë të futen zyrë më zyrë, ndërsa kanë larguar gazetarët nga press qendra e Parlamentit. Kaos i madh vazhdon të ketë në Parlament.