0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Sekretari Sadriu priti në takim delegacionin e lartë të Dijanetit të Turqisë

Më të lexuarat

Prishtinë, më 9 nëntor 2023

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet ef. Sadriu, i shoqëruar nga kryeimami, Vedat ef. Sahiti dhe drejtori për Kulturë dhe Veprimtari Botuese, Ramadan Shkodra, priti në takim dr. Fatih Kurt, drejtor për Botime dhe Media pranë Dijanetit të Turqisë, i cili shoqërohej nga drejtori i shkollës “Omer Halisdemir”, z. Yasar Keskin.

Gjatë këtij takimi, sekretari Sadriu dhe drejtori Kurt, diskutuan për mënyrën dhe nevojat e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Dijanetit të Turqisë.

Pikë e veçantë e diskutimit në këtë takim ishte bashkëpunimin në sferën e botimeve dhe atë mediatik, ku u dakorduan për bashkëpunimin në këto sfera të rëndësishme.

Sekretari Sadriu, falënderoi dhe çmoi lart kontributin e Dijanetit të Turqisë për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, ruajtjen dhe konservimin e objekteve fetare e kulturore, çështjet e mësim besimit dhe çështje të tjera.

Në anën tjetër, Fatih Kurt, shprehu gatishmërinë për mbështetje dhe përkrahje në thellimin e bashkëpunimit me Bashkësinë Islame të Kosovës për çka siç tha ai: “punës dhe kontributit të veçantë në sferat fetare të jetës në Kosovë”.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme medreseja e mesme “Alauddin” në Prishtinë, ishte nikoqire e delegacionit të lartë nga Dijaneti, të cilit i priu drejtori i shkollës “Omer Halisdemir”, z. Yasar Keskin, shkollë kjo e cila është e binjakëzuar me medresenë e mesme “Alauddin”.

Gjatë ditës së nesërme ky delegacion pritet ta vizitojë edhe paralelen e Medresesë në Prizren.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit