Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe Ahmed Aboul Gheit ka deklaruar se kriza e Gjirit do të zgjidhet, por kjo kërkon kohë
KAJRO (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, tha se duhet kohë për zgjidhjen e krizës së Gjirit, por se ky problem do të përfundojë, raporton Anadolu Agency (AA).
Aboul Gheit u takua me ministrin e Jashtëm të Xhibutit, Mahammad Ali Youssuf, në takimin e 148-të të Ministrave të Jashtëm të Ligës Arabe në Kajro.
Në konferencën pas takimit, Aboul Gheit, tha se në takim, ndër të tjera u diskutua edhe rreth referendumit për pavarësinë e administratës rajonale kurde në veri të Irakut, të planifikuar për 25 shtator, çështjen e Palestinës dhe se janë marrë vendime të rëndësishme.
Aboul Gheit tha se mbështesin integritetin territorial të Irakut.
Ai gjithashtu iu referua krizës midis Katarit dhe disa vendeve arabe, duke theksuar se për zgjidhjen e këtij problemi duhet kohë, por se i njëjti do të zgjidhet.
Të takim janë sjellë disa vendime për respektimin e tërësisë territoriale të Libisë, ndërsa u theksua se kriza në Siri mund të zgjidhet vetëm përmes rrugës politike.