Sekretari i përgjithshëm i Kryesisë së BIK, Ahmet ef. Sadriu, mban takim me sekretarët e Këshillave të BIK
Sekretari i përgjithshëm i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet ef. Sadriu, ka mbajtur sot një takim me sekretarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Sekretari Sadriu fillimisht falënderoi sekretarët për punën dhe angazhimin e tyre të dhënë nëpër Këshillat ku ata veprojnë, duke kërkuar kështu nga ta që ta shtojnë edhe më tej angazhimin dhe kontributin e tyre.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth avancimit të formës së komunikimit ndërmjet Këshillave dhe Kryesisë, qoftë në aspektin e përpilimit të shkresave, propozimeve, vendimeve dhe kërkesave të ndryshme, për çka sekretari Sadriu kërkoi nga sekretarët që të vazhdojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre në shkëmbimin e përvojave të tyre.
Gjithashtu gjatë këtij takimi u paraqit edhe modaliteti i digjitalizimit të arkivave të Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila do të fillojë së zbatuari që nga janari i vitit 2025.