7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Sekretari i BIK-së: Falja e Bajramit mund të bëhet në ambiente të hapura, nëse nuk hapen xhamitë

Më të lexuarat

Pandemia COVID-19, veç ndryshimit që bëri në mënyrën e jetesës së secilit, poashtu ka përkuar edhe me muajin e shenjtë të Ramazanit. Falja e namazeve në xhami, bashkimi i familjeve e miqve në iftare, në këtë Ramazan u reduktua në maksimum, kjo bazuar në rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për distancim social, si masë mbrojtëse kundër infektimit.

Që në fillim të përhapjes së pandemisë edhe në Kosovë, veç pezullimit të shumë aktiviteteve, u bë edhe mbyllja e objekteve fetare.

Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, në një intervistë për “Zërin”, tha se për besimtarët ky vendim ishte i vështirë, por i domosdoshëm duke marrë parasysh rrezikun e jetëve të njerëzve.

Ndër të tjera, ai demantoi lajmin e djeshëm për hapjen e xhamive.

“Lajmi i cili u përhap dje, se janë hapur xhamitë, është një dezinformatë. Për çdo të re, duhet të merren parasysh vetëm informatat nga Bashkësia Islame e Kosovës”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit