9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Sekretari Blinken pas bisedës me Kurtin kërkon shtensionimin e situatës: Plani trepikësh i BE-së është rruga përpara

Më të lexuarat

Sekretari amerikan, Antony Blinken ka bërë të ditur se në bisedën telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti i ka kërkuar de-përshkallëzimin e situatës në veri dhe kthimin e menjëhershëm në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Blinken në një postim në Twitter shkruan se plani trepikësh i BE-së është rruga përpara.

“Fola me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të nxitur de-përshkallëzimin në veri të Kosovës dhe një kthim të menjëhershëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Plani me tre pika i BE-së është rruga përpara”, shkruan ai.

Today I spoke with Kosovan Prime Minister @albinkurti to urge de-escalation in Kosovo’s north and an immediate return to the EU-facilitated Dialogue. The EU’s three-point plan is the way forward.

— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) June 26, 2023

Edhe Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për telefonatën Blinken-Kurti.

Në njoftim thuhet se Kurti dhe Blinken folën për gjendjen në katër komunat veriore të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se për zgjedhjet e reja duhen paraprirë nga sundimi i ligjit.

U fol edhe për ekstremistët e dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës e gazetarët.

Tutje theksohet se Kurti ia ka përmendur Blinkenit konfiskimin e armatimit e municionit të shumtë në një veturë me targa të Beogradit.

“U fol për nevojën për zbatim të plotë, të sekuencuar drejt e pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit, si dhe për lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia në Leposaviq por pasi që atyre iu ngrit aktakuza e për çfarë Departamenti i Shtetit Amerikan i pari kërkoi lirim të menjëhershëm e pa kushte”.

“Të dy u pajtuan që të mbeten në komunikim të rregullt e të dendur në funksion të paqes e sigurisë në Kosovë e drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në njoftim të Qeverisë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit