Ish-gazetarja Arbana Xharra me t’iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës ka filluar të loboj për të siguruar vota. Madje ajo ka filluar të lëshoj thumbime në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Indeksonline.
Kësaj radhe i etiketuar është ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, njëherit ish kryetar i Lidhjës Demokratike të Kosovës.
Xharra përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me Sejdiun duke i bërë ftesë që të bëhet pjesë e PDK-së.
“E pashe nje interviste te ish Presidentit Fatmir Sejdiu, njeherish, ish kryetar i kesaj partie. Kush e njeh LDK’ne me mire se ai? Duke pas qene kryetar dhe themelues i kesaj partie, duke pas qene bashkepuntor i afert i Presidentit Rugova, tregoi hapur se ky vend e ka humbur shpresen te Isa Mustafa. Eshte kohe per #FillimiRi. Shpresen te Isa Mustafa – me te drejte – nuk e ka humbur vetem z. Sejdiu. Ky eshte i fundit, jo per nga rendesia. Si nje ish votuese e LDK’se, e ftoj z. Sejdiu, dhe te gjithe ata anetare te zhgenjyer te LDK’se, te behen pjese e PDK’se ne keto zgjedhje. Ta votojne Fillimin e Ri, duke e mbeshtetur Kadri Veselin me 11 qershor”, ka shkruar Xharra.
Indeksonline ka kontaktuar me Sejdiun, për të kuptuar nëse do ta pranoj ftesën e Xharrës. Ndërsa ai është përgjigjur në mënyrë diplomatike.
“Ajo e ka bërë ftesën e saj, por unë kam shtëpinë time” , është përgjigjur shkurt dhe me ironi ish kryetari i LDK-së, Sejdiu.
Kujtojmë se raportet mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë ftohur krejtësisht.
Këtë e dëshmoi më së miri mocioni i mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë. Mocion ky i përkrahur nga partneri PDK.