10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Sejdiu: Ligji e Çon ‘Trepçën’ në Dialogun e Brukselit

Më të lexuarat

Rreth ligjit të miratuar për “Trepçën” foli në një konferencë të jashtëzakonshme nënkryetari i “Vetëvendosjes” Dardan Sejdiu.

Nënkryetari i “Vetëvendosjes” Dardan Sejdiu Ligjin për “Trepçën” e konsideroi ligj të privatizimit dhe bërjes së “Trepçës” pjesë të dialogut të Brukselit.

“Deputetët e pozitës nuk ishin të interesuar fare që të jenë vendimmarrës sa i përket ‘Trepçës’ sepse votuan ligjin që e privatizon ‘Trepçën’ dhe e bën të gatshme për dialog. Në fakt ‘Trepça’ në vend që të sovranizohet e të krijojë potencial për zhvillim, privatizohet dhe bëhet mjet për dialog në Bruksel,” tha Dardan Sejdiu.

Ai doli në një konferencë për gazetarë sot pasdite, disa orë pasi Ligji për “Trepçën” kaloi në Kuvend.

“Ajo çfarë ka ndodhë mbërmë është e papresendencë, është mënyra më e ligë, mënyra më e keqe, mënyra më perfide të themi kështu e kontrabandimit të një ligji për asetin kryesor nacional të Republikës së Kosovës,” tha Sejdiu.

Ligji për “Trepçën” u miratua në orët e para të mëngjesit të sotëm me 79 vota pro të deputetëve, ndërsa 14 deputetët e “Vetëvendosjes” abstenuan nga ky votim.

Sejdiu tha në konferencë se ky subjekt politik mes dy leximeve dërgoi gjashtë amendamente në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, por sipas tij asnjëri nga këto amendamente nuk u miratua.

Sejdiu bëri të ditur se çfarë synonte të ndryshonte në ligj “Vetëvendosja” me këto amendamente,

“Secili prej këtyre amendamenteve sigurohet që Ligji për Trepçën të jetë në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, sepse me këtë ligj sigurohemi që secili vendim i ristrukturimit, tjetërsimit, zhbërjes, shthurjes së njërës prej njësive të vijë në Kuvendin e Kosovës,” tha Sejdiu.

Ai tregoi edhe cilat nene të ligjit mundësojnë privatizimin e “Trepçës”.

“Ligji aktual me nenet 4,6, 9, 10, 11 dhe 12, 6 prej 19 neneve në këtë ligj ndërtojnë, krijojnë hapësirë për privatizim të secilës njësi veç e veç pa pasur nevojë të vihet në Kuvend,” tha Sejdiu.

Vërejtje të ngjashme ligjit dje i dha edhe kryetari i “Vetëvendosjes” Visar Ymeri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit