1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Sebastian Kurz propozohet të rizgjidhet në krye të Partisë Popullore të Austrisë

Më të lexuarat

Sebastian Kurz është propozuar që të rizgjidhet edhe për katër vitet e ardhshme në krye të Partisë Popullore Konservatore të Austrisë. Rizgjedhja e Kurtz pritet të bëhet në kongresin tjetër të 39-të në 28 gusht.

“Ky është një mesazh i qartë se ne duam të vazhdojmë në rrugën që Sebastian Kurtz ka marrë së bashku”, tha Guenter Platter, kryetar i Komisionit Zgjedhor dhe guvernator i shtetit të Tirolit në emër të guvernatorëve.

Kancelari Sebastian Kurtz u zgjodh drejtuesi i ri i Partisë Popullore në 14 maj 2017, përcjell abcnews.al.

Menjëherë pas zgjedhjes së tij, Sebastian Kurtz denoncoi bashkëpunimin e qeverisë me Social Demokratët dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme , të cilat ai i vendosi që nga fillimi si kusht për të marrë drejtimin e Partisë Popullore.

Për shkak të popullaritetit të tij në atë kohë  si dhe më vonë, Sebastian Kurtz, i cili u kritikua nga kundërshtarët e tij për “populizëm”, thuhet se ishte perceptuar nga “ekstremistët” e Partisë Popullore si “e ardhmja”.

Sebastian Kurtz është udhëheqësi i 19-të i Partisë Popullore që nga viti 1945, me udhëheqësin e tij më jetëgjatë (midis 1995 dhe 2007) ishte Ëolfgang Schuessel, i cili shërbeu si kancelar i qeverisë më të diskutueshme të Austrisë nga 2000-2006. g.v/abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit