0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Seanca publike për rastin “Monstra” anulohet për më 9 qershor

Më të lexuarat

Prokurorja Liljana Spasovska, kërkoi nga Gjykata që të anulojë seancën publike më gjatë dhe si detyrim të tyre nga Ligji për procedurë penale t’i mbledhin dëshmitë dhe faktet e reja nga PSP-ja

SHKUP (АА) – Për shkak të mungesës së njërit nga mbrojtësit e të akuzuarve në rastin “Monstra”, për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës, seanca publike në Gjykatën Supreme në të cilën duhej të shqyrtoheshin ankesat e dënimeve të përjetshme me burg u anulua, raporton Anadolu Agency (AA).

Para anulimit të seancës, prokurorja e Prokurorisë Publike në Maqedoni, Liljana Spasovska, kërkoi nga Gjykata dhe gjykatësja raportuese që të anulojë seancën publike më gjatë dhe si detyrim të tyre nga Ligji për procedurë penale t’i mbledhin dëshmitë dhe faktet e reja nga Prokuroria Speciale Publike, për të cilat, siç tha ajo, një kohë të gjatë flitet në opinion.

“Kur për ndonjë lëndë në procedurë ankimore do të paraqiten fakte të reja, atëherë gjykatësi raportues kërkon nga ato organe, persona juridik ose shtetëror ose institucione, që i posedojnë këto fakte që t’i mbledhin shkresat ose raportet lidhur me këto fakte të reja”, tha Spasovska.

Avokati i mbrojtjes Asmir Alispahiq tha se sot nuk ekzistonin supozime ligjore për mbajtjen e debatit publik meqë nuk kishte dorëzim si duhet për avokatin Naser Raufi, i cili mbron katër nga të akuzuarit.

“Kërkesa ime ishte që të anulohet në kohë paksa më të gjatë, diçka nga kjo u mbështet edhe nga ana e Prokurorisë, e cila iu referua nenit 361 të Ligjit për procedurë penale, ndërsa kjo është që Gjykata të drejtohet te institucionet kompetente, më konkretisht deri te PPS për mbledhjen e dëshmive të cilat tërë opinioni e di se PSP-ja i paralajmëroi”, deklaroi avokati Alispahiq.

“Ishte e radhës që Prokuroria në mënyrë racionale të prononcohet për këtë rast sepse ka fakte të reja të cilat ata e dinë dhe mendoj se filluan të mendojnë sipas ligjit, e jo me emocione”, deklaroi Bedri Hajdari, familjar i njërit nga të akuzuarit në rastin “Monstra”.

Më 12 prill të vitit 2012 në liqenin e Smillkovës u vranë katër të rinj të moshës nga 18 deri në 21 vjeç nga lagjja Radishan e Shkupit si dhe një person i moshës 45 vjeçare nga fshati Creshevë.

Për vrasjen e pesëfishtë në rastin “Monstra” me burg të përjetshëm u dënuan Halil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta. Vetëm i akuzuari i pestë Sejdi Rami mori akvendim lirues, “për shkak të mungesës së fuqishme të dëshmive të forta për konstatim të fajit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit