-2.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

S’duhet mirëmbajtur vetëm trupi, por edhe truri!

Më të lexuarat

Nga Kim Mehmeti 

Çdo gjeneratë e jeton kohën e vet! Ne u rritëm në kohë kur nuk kishim kushte që t’i kushtonim rëndësi pamjes fizike dhe kur nuk ishte e turpshme të jesh ‘trup-trashë’, por ‘tru-trashë’!

Mbase andaj nënat tona nuk na këndonin ninulla duke na dëshiruar të bëhemi më të ‘bukurit’, por më të ’mençurit’ e botës dhe ndoshta prandaj, prindërit tanë nuk i kushtonin gjithaq rëndësi mirëmbajtjes së trupit, por të trurit tonë!

Dhe që të mos i kushtonim gjithaq rëndësi bukurisë, por mençurisë, mbase ndikoi edhe mungesa e internetit dhe telefonave celular, që të mundësojnë të vetëfotografohesh nga dhjetëra herë në ditë dhe ato foto t’ua dërgosh të tjerëve, pra ta ekspozosh bukurinë, pa pasur nevojë të kesh mençuri!

Po pra, sot është krejt ndryshe dhe fëmijët tanë e jetojnë kohën kur nuk të vlen gjithaq as edukata dhe as dituria e mençuria, po të mungoi bukuria dhe andaj, më parë ata i gjen nëpër palestrat e fitnesit, ku mirëmbahet trupi, se sa nëpër biblioteka, ku rifreskohet truri!

nga romani “Pusi”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit