1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

S’do të ketë gërmime në Rashkë pa palën kosovare, sot mbahet takimi i të dy palëve

Më të lexuarat

Rifillimi i gërmimeve në “Jallovicë” të Rudnicës së Rashkës në Serbi në kërkim të mbetjeve mortore të trupave të shqiptarëve, të cilët dyshohet sa janë varrosur në një varr masiv në këtë vend, pa njoftimin e palës kosovare nga autoritete serbe ka nxitur reagim te Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Mjekësisë Ligjore, si dhe Koordinatorit e Këshillit të familjarëve në nivel të Kosovës.
Këta të fundit,e quajnë provokim të radhës nga Serbia, fillimin e gërmimeve pa prezencën e përfaqësuesve nga Kosova.

Por edhe përkundër se në “Jallovicë” të Rudnicës së Rashkës në Serbi u tha që nuk kanë filluar gërmimet, por vetëm është shikuar tereni, zëvendëskoordinatori i Këshillit të Familjarëve të të Pagjeturve në nivel të Kosovës, Haki Kasumi, ka thënë për KosovaPress se deklaratat serbe për të janë të pa pranueshme dhe se si të tilla nuk mund të pranohen si objektive.

Kasumi tha se çdo prekje, apo veprim në terrenin e dyshuar hap mundësin që të bëhen veprime nga më të ndryshmet.

“Veprimet e tilla fshehurazi, kështu si po tenton Serbia t’i bëjë, janë në shërbim sigurisht të interesave jo njerëzore, interesave kriminale. Deklaratat serbe dhe prononcimet e tyre për neve janë absolutisht të pa pranueshme dhe nuk mund të pranohen si objektive. Prekja, sjellja ose çdo veprim në terrenin e dyshuar aty, hap mundësi që të bëhen veprime të llojllojshme, një pjese të familjarëve iu shkon mendja se edhe nëse ka trupa aty, ata mund t’i zhvendosin trupat dhe mund të vazhdojnë agoninë, gjegjësisht pritjen e këtyre familjarëve për të marr informacionin e pritur tash e sa vite”, ka thënë Kasumi.

Mos informimi për fillimin e gërmimeve nga autoritet serbe ka nxitur shqetësim edhe te familjarët e të pagjeturve.

Kasumi thotë se këto veprime nga pala serbe po bëhen me të vetmin qëllim për të shqetësuar dhe provokuar palët kosovare, e sidomos familjarët shqiptar që presin të zbardhet fati i të pagjeturve.

Edhe shefi i departamentit të Mjekësisë Ligjorë, Arsim Gërxhaliu tha për KosovaPress se këto veprime të palës serbe janë të pa matura.

Gërxhaliu ka treguar që sot do të mbahet një takim Ad Hock në Prishtinë bashkë me palën serbe, ku do të kërkohet që edhe përfaqësues nga Kosova të jenë prezentë gjatë kryerjes së gërmimeve për të pagjeturit, në të kundërtën çdo gërmim pa prezencën e tyre do të jetë jo valide.

Edhe Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka pohuar se pa prezencën e palës kosovare në procesin e gërmimeve për zbardhjen e fatit të të pagjeturve nuk do të ketë gërmime.

Megjithatë, në bazë të informacioneve të cilat ata i posedojnë, Gara tha se gjatë kësaj javë vetëm janë bërë përgatitje të terrenit për t’i filluar gërmimet dhe jo gërmimet.

Pjesëmarrja e ekspertëve, delegacionit dhe çështjeve tjera të cilat ndërlidhen me procesin e gërmimeve të të pagjeturve pritet të vendoset sot gjatë takimit Ad Hock, të dy palëve asaj kosovare dhe serbe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit