Nisma e kancelari gjerman për një “tjetër” BE, me unitet
Në një koment për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, lideri gjerman i bëri thirrje BE-së të mbyllë radhët në të gjitha fushat ku vendet anëtare janë ndarë deri më tani, nga politika e migracionit deri te zhvillimi i mbrojtjes së përbashkët evropiane.
“Për ta arritur këtë, qeveria ime do të bëjë propozime konkrete në muajt e ardhshëm”, tha Scholz.
Sipas fjalëve të liderit gjerman, BE-ja është “një antitezë e gjallë ndaj imperializmit dhe autokracisë”, kjo është arsyeja pse ajo përfaqëson një telash për sundimtarët si presidenti rus Vladimir Putin.
“Përçarja e përhershme, mosmarrëveshja e përhershme midis shteteve anëtare na dobëson,” paralajmëroi Scholz.
“Kjo është arsyeja pse uniteti është përgjigja më e rëndësishme e Evropës ndaj kohëve të reja: Uniteti. Ne absolutisht duhet ta ruajmë atë dhe duhet ta thellojmë,” tha ai.
Kancelari bëri thirrje gjithashtu për t’i dhënë fund “blloqeve egoiste të vendimeve evropiane nga shtetet anëtare individuale”. “BE thjesht nuk mund të përballojë më një veto kombëtare në politikën e jashtme nëse dëshiron të merret seriozisht në një botë të superfuqive konkurruese”, tha Scholz.
Ndërkohë BE-ja po zhvillohet dhe po zgjerohet, vuri në dukje kancelarja gjermane.
“Bashkimi Evropian është më tërheqës se kurrë, po hapet ndaj anëtarëve të rinj dhe do të reformohet në të njëjtën kohë”. /tesheshi.com/