0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Schaeuble thërret në krijimin e një “Islami gjerman”

Më të lexuarat

Ministri gjerman i financave thërret në krijimin e “islamit gjerman” i cili do të mbështetet në parimet e tolerancës dhe liberalizmit evropian dhe do të shërbej si mjet për integrimin e miliona refugjatëve në shoqërinë evropiane.

Fluksi i refugjatëve gjatë vitit të kaluar i detyroi gjermanët ti shqyrtojnë prioritetet e tyre shoqërore, shkruan Wolfgang Schaeuble për gazetën gjermane Welt am Sonntag.

Ministri nga bashkëqytetarët e vet kërkoi të shqyrtojnë çfarë është me rëndësi për ta dhe si dëshirojnë të jetojnë në shoqërinë e cila duhet integruar miliona refugjatë.

Duke përkujtuar rastet e dhimbshme të abuzimit seksual në Gjermani dhe sulmeve terroriste të cilat i kryen emigrantët, Schaeuble kërkoi që vlerat liberale gjermane të triumfojnë në këto kohëra të vështira.

– Pa dyshim që rritja e numrit të muslimanëve në shtetin tonë sot paraqet sfidë për mendimin e hapur të shoqërisë gjermane. Nuk duhet lejuar që në këtë situatë të tensionuar të paraqitet atmosferë e tillë që njerëzit e mirë-integruar në shoqërinë gjermane të ndjehen si të huaj – pohon Schaeuble.

Ministri njëkohësisht, hedh poshtë sulmet ksenofibike në kampet e refugjatëve dhe disponimin anti-emigrantë në Gjermani.
Schauble pos tjerash thotë se krahas rritjes së ksenofobisë, shumica e gjermanëve thonë: “Po, ne ju dëshirojmë juve (refugjatëve) në mesin tonë.”

Përktheu: Lutfi Muaremi

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit