-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

SBASHK: Shumica e shkollave iu bashkuan grevës

Më të lexuarat

Sindikata e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), nuk e ka ndërmend të heq dorë nga greva. Ajo sipas programit të paraparë për ditën e sotme ka filluar grevën për të gjitha shkollat në Kosovë. Përfaqësuesi i SBASHK-it, Rrahman Jasharaj ka thënë për Indeksonline se grevës iu kanë përgjigjur shumica absolute e shkollave në mbarë vendin.
 
“Sipas rezultateve të para përfshirja e shkollave në grevë është absolute. Pothuajse të gjitha shkollat i janë bashkuar grevës”, ka thënë Jasharaj për Indeksonline. 
 
Jasharaj ka thënë se greva do të vazhdojë deri në momentin kur mësimdhënësit ti marrin pagat e tyre me rritje.
 
Ai ka komentuar po ashtu edhe deklaratat e kryeministrit Mustafa i cili ka lutur mësimdhënësit që mos ti bashkohen grevës së SBASHK-ut. Por Jasharaj ka thënë se SBASHK-u po ndihet i mashtruar nga Qeveria si dhe organet e tjera që janë të përfshira në këtë proces.
 
“Mësimdhënësit duhet të binden vet për paga. Deri sa te shohim vet 0.5%-shin nuk do të ndalemi”, ka thënë Jasharaj, duke potencuar që greva do të vazhdoj deri në realizimin e kërkesave të SBASHK-ut.
 
Ndërkaq greva e përgjithshme në Arsimin parauniversitar dhe në Universitet ka filluar sot në orën 8:00 e deri në 12:00 për arsimin parauniversitar dhe universitar. 
 
Sipas SBASHK-ut, gjatë kohës së grevës, të gjithë të punësuarit duhet të jenë në vendet e tyre të punës, derisa greva të zgjasë për aq kohë sa Qeveria nuk i përmbush kërkesat e mësimdhënësve.
 
“Të përmirëson gabimet e lëshuara në listat e pagave për muajin prill: nuk është marrë parasysh baza e pagës aktuale, nuk janë përfshirë të gjithë të punësuarit në arsim në pagesën e përvojës së punës, si dhe nuk është llogaritur përvoja e punës nga viti 2008 e deri në vitin 2015. Këtu nuk duhen harruar edhe obligimet tjera të Qeverisë që dalin nga Kontrata Kolektive, e nënshkruar mes SBASHK-ut dhe MASHT-it”, thuhet mes tjerash në komunikatën e SBASHK-ut.
 
Përfaqësuesit e SBASHK-ut, po ashtu, kërkojnë nga institucionet shtetërore qendrore e lokale që të mos bëjnë presion në anëtarësinë rreth grevës , por të përmbushin obligimet e tyre karshi Kontratës Kolektive në mënyrë që greva të jetë sa më e shkurtër.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit