-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Saudi: Trafikanti kapet me shishe të pijeve të mbështjellura për këmbët e tij

Më të lexuarat

Riad: Zyrtarët doganorë Saudit po shënojnë suksese të mëdha në luftën kundër trafikantëve. Suksesi i radhës është dështimi i përpjekjes së një njeriu për të kontrabanduar 14 shishe të pijeve alkoolike në mbretëri, deklaroi agjencia e shtypit saudit të dielën.
Raporti tha se pijet alkoolike u synuan të kontrabandohen nga i dyshuari duke i mbështjellur ato me ngjitës në pjesët e sipërme dhe të poshtme të këmbëve.
Pavarësisht mënyrave të ndryshme dhe të pazakonta të kontrabandës, inspektorët e doganave arritën ta zbulojnë këtë rast pas një kërkimi rutinor, thuhet në raport, duke cituar Fahad Daifallah Al-Otaibi, kreun e doganave mes Bahreinit dhe Arabisë Saudite.

Një teknikë e ngjashme është tentuar të përdoret edhe nga një i dyshuar tjetër shtatorin e kaluar, duke përdorur pantallona që kishin xhepat të punuar me porosi për të fshehur shishe të pijeve alkoolike. Zyrtarët doganor gjithashtu zbuluan edhe atë rast me kontroll rutinor të mbi trupat e të dyshuarve.

Pavarësisht dënimit të rëndë për trafikin e narkotikëve në mbretërinë Saudite, kontrabanduesit me sa duket i vazhdojne perpjekjet e tyre.
Javën e kaluar, Al-Otaibi tha se dy dërgesat e alkoolit nga Bahreini janë konfiskuar edhe në autostradë, duke përfshirë 415 shishe të fshehura në pjesë të ndryshme të një automjeti, dhe 83 litra pije alkoolike ishin fshehur brenda në rezervarin e karburanteve të një kamioni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit