0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Sarrazin në Prishtinë: Tregu rajonal do të mundësonte zhvillim

Më të lexuarat

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se Gjermania është ndër partnerët kryesorë të Kosovës, si ekonomikisht, ashtu edhe politikisht, sepse beson në të ardhmen dhe potencialin që ka ajo.

Ai tha se Kosova duhet të krijojë parakushte për më shumë investime dhe bëri thirrje që të punohet për një treg të përbashkët rajonal, i cili do të mundësonte zhvillim.

Sarrazin i bëri komentet në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në Prishtinë, në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane.

“Të gjitha ekonomitë në Ballkan nuk janë një treg i mjaftueshëm që të vijë një kompani. Shumë investitorë shkojnë në Serbi. Duan të investojnë atje dhe të bëjnë biznes me të gjithë rajonin. E, ne duam që kjo të ndryshojë, duam që investitorët të vijnë në Kosovë dhe të krijohet një treg i përbashkët rajonal”, tha Sarrazin.

“Unë nuk di ndonjë investitor nga Gjermania që është duke investuar në ndonjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që nuk shikon potencialin e vendeve fqinje në të gjithë rajonin”, shtoi ai.

Javëve të fundit, Sarrazin ishte i zëshëm në thirrjet drejtuar Kosovës për të hequr ndalesën ndaj importit të mallrave të prodhuara në Serbi.

Kjo ndalesë është në fuqi për më shumë se një vit – për “arsye sigurie”, sipas Qeverisë së Kosovës.

Por, sipas Sarrazinit, ajo është në kundërshtim me Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), pjesë e së cilës është edhe Kosova.

Për pasojë, ai ka përmendur më herët edhe mundësinë e përjashtimit të Kosovës nga CEFTA.

Në hapje të forumit në Prishtinë foli edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se gjatë katër vjetëve të fundit qeverisjeje, në Kosovë ka pasur rritje ekonomike dhe të punësimit.

Në fillim të këtij viti, edhe Banka Botërore parashikoi rritje ekonomike në Kosovë për 3.9 për qind, krahasuar me 3.2 për qind vitin e kaluar.

/REL/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit