4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Sarrazin: E dënojmë fuqishëm sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës

Më të lexuarat

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin është deklaruar për media pas takimit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti.


Sarrazin deklaroi se dënojnë fuqishëm sulmin kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

“E dënojmë fuqishëm këtë sulm kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës. Jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet për familjarët, Policinë e Kosovës dhe të gjithë shtetin”, ka thënë Sarazin.

Vizita e emisarit gjerman vjen pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra një polic, një u plagos dhe një tjetër u lëndua.

Gjermania dje dënoi sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ndërsa paralajmëruan vizitën e emisarit Sarrazin në Kosovë.

Policia e Kosovës më 24 shtator u sulmua nga grupe kriminale në veri, ku u vra polici Afrim Bunjaku, një tjetër polic u plagos dhe një u lëndua.

Pas aktit terrorist, rreth 30 persona të armatosur u fshehën në manastirin në Banjskë. Policia e Kosovës ftoi personat e armatosur të dorëzohen por ata vazhduan me sulme ndaj policisë.

Policia njoftoi gjatë ditës së diel, se janë vrarë tre sulmues, si dhe ka arritur të arrestojë dy sulmues, dhe katër persona tjerë të cilët dyshohen se janë përfshirë me sulmin terrorist. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit