Në vendin ku janë gjetur deri më tani rreth 90 varre individuale, një ekip ekspertësh francezë
Një sarkofag nga koha e Romës së lashtë, që ka shumë të ngjarë t’i përkiste një personi të shquar, u gjet në vendin e një varreze romake 2000-vjeçare të zbuluar vitin e kaluar në pjesën veriore të Rripit të Gazës, tha Ministria Palestineze e Antikiteteve.
Puna në vendin ku janë gjetur deri më tani rreth 90 varre individuale dhe masive po mbikëqyret nga një ekip ekspertësh francezë, raporton Reuters.
Sarkofagu që i përkiste një personaliteti të asaj periudhe ende nuk është hapur dhe është vendosur në një kontejner druri për transport, pas së cilës do të analizohet nga ekipet e ekspertëve palestinezë dhe ndërkombëtarë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Antikiteteve, Tareq Al-Af, ka theksuar se hapja e sarkofagut do të presë ardhjen e një eksperti ndërkombëtar të metaleve.
Ai shtoi se enë balte dhe objekte të tjera të gjetura në varr tregojnë se ato datojnë nga periudha e Romës së lashtë, pra afërsisht 2000 vjet më parë.
Ai tha se varrezat janë në veri të Gazës, në vendndodhjen e portit të vjetër detar të kohës së grekëve dhe romakëve. /tesheshi.com/