7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Sarkazma: Pse ajo na dëmton

Më të lexuarat

Gjithkush ka dikë në jetën e tij – ndoshta një epror, koleg, mik apo prind, që i pëlqen sarkazma, pasive agresive, mënyra e thumbimit në komunikim. Ata që duan të ‘ngacmojnë’ mendojnë se sarkazma është diçka dashamirëse. Megjithatë, një studimi i ri thotë se sarkazma është thjesht një mbulim i hollë i poshtërsisë. Në fakt, një studim i kohëve të fundit na tregon se ngacmuesit zakonisht besojnë se fjalët e tyre janë më pak të rrezikshme sesa viktimat e tyre mendojnë.
Fjalori e përkufizon sarkazmin si: “përdorimi i ironisë për të tallur apo përcjellë përbuzje”
Sarkazma është thjesht një mënyrë për të mbuluar një përbuzje apo urrejtje. Pra, pse njerëzit përdorin sarkazmin në rend të parë?

Sarkazma ndodh për tri arsye:

1) Pasiguria
Sa herë që dikush rreth meje përdor një ton sarkastik unë menjëherë përpiqem të vlerësoj se për çfarë ata ndihen të pasigurt. Për disa, përdorimi i sarkazmit ose ngacmimit është një mënyrë për të shmangur konfrontimin, sepse frikësohen të kërkojnë atë që duan.
Shembull: (Nëna të birit, që dëshiron për të që ai të rruhet para se të vizitoj gjyshen)
“Ua, ti dukesh si një njeri mali me atë mjekër. Gjyshja jote mezi do të të njoh.”

2) Zemërim i fshehur
Sarkazma mund gjithashtu të jetë pasive agresive, apo një mënyrë për të pohuar pushtet. Dikush që është i zemëruar apo i mërzitur, por gjithashtu nuk guxon të vijë në vete me shpejtësi, atëherë ai shpesh do të përdor sarkazmin si një thumb maskues.
Shembull: (Gruaja për burrin, pasi burri ka harruar të nxjerr jashtë mbeturinat)
“Ti do të mendosh se ne jemi duke jetuar si brumbuj dembelë plehrash, kështu si duket kjo kuzhinë!”

3) Bezdi sociale
Kur njerëzit nuk mund t’i lexojnë mirë ata që kanë përreth tyre, ose nuk janë të sigurt se si të hynë në një bisedë, ata shpesh do të përdorin sarkazmin, duke shpresuar se kjo tingëllon diçka e gjallë apo e dashur. Kjo është një lloj tjetër i pasigurisë, por ju shpesh do të dëgjoni vetmitar nëpër parti apo ngjarje shoqërore që përdorin sarkazmin, si një përpjekje për të përçuar humor apo treguar shoqërizim. Për fat të keq çfarë ai tenton të bëj jep efekt të kundërt – ngacmuesit priren ti vlerësojnë incidentet sarkastike si dashakeqe dhe të bezdisshme.

Shembull: (në një ngjarje shoqërore)
“Kjo bufe e hapur është shumë e dobët, mendoj se tregon portofolin e kësaj kompanie, uh?”
Sarkazma është jo vetëm lënduese, por është edhe mënyra më pak e origjinale e komunikimit. Çfarë do mund të bëni ju nëse keni një njeri sarkastik në jetën tuaj? Së pari, ju mund të provoni duke i dërguar atyre këtë artikull ose postojeni atë në Facebook dhe shihni nëse ata ta kapin qëllimin.

Në qoftë se kjo nuk është shumë e drejtpërdrejtë, herën tjetër kur ju të jeni me ngacmuesin, merrni në konsideratë atë që unë e quaj “Qasje Origjinale”. Kjo do të thotë se ju duhet të merrni gjithçka që ata thonë si një koment origjinal, pa tone sarkastike.
Për shembull, unë kam qenë kohët e fundit me një mike të një mikeje, e cila vazhdimisht bënte komente sarkastike – duke parandaluar bisedat e mirëfillta. Unë këtu vura në punë “Qasjen origjinale “:
Ajo: “Hej të pashë në CNN ditën që shkoi.”
Unë: “Oh bukur.”
Ajo: [me ton sarkastik]“Ashtu ë, unë mezi munda t’iu njoh me gjithë atë makijazh që kishit sipër.”
Unë: “Oh, ua! me të vërtetë? Kjo gjithsesi nuk është e mirë. A mendoni se njerëzit në audiencë nuk e dinin se ajo isha unë? A duhet ti dërgoj një email artistëve të makijazhit për këtë? ”
Në këtë pikë ajo u shqetësua dhe tha diçka pak a shumë të tillë: “Mirë, pra nuk është se unë nuk munda të të njoh ty, por dua të të them se ishte, mirë, oh mos u mërzit.”

Unë vazhdova ta bëj këtë gjatë gjithë natës dhe përfundimisht ajo filloi të ketë biseda të njëmendta me ne dhe të bëj komente të mirëfillta, të cilat ne i pranuam ngrohtësisht dhe i inkurajuam.
A është sarkazma ndonjëherë e mirë? Po ngacmimi? Disa ngacmime jo-shqetësuese mund të jenë në rregull, por në shumicën e rasteve ne duhet të inkurajojmë bashkëveprime origjinale në komunikimin tonë dhe të përpiqemi të mbërrimë në zemrën e personit me të cilin jemi duke folur – çfarë mendoni ju se ata janë duke u përpjekur të mbulojnë me sarkazmin e tyre?

Vanessa Van Edwards

Referimi: David Dunning, Self-Insight: Road Blocks and Detours on the Path to Knowing Thyself: (Kruger, Gordon, Kuban).

http://www.scienceofpeople.com/2011/12/sarcasm-why-it-hurts-us/

* Artikulli është sjellur vetëm si hyrje e temës vijuese dhe nuk reflekton qëndrimet e as metodologjinë e redaksisë sonë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit