2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Sarajevë, rreth 100 nxënës nisin mësimet në shkollën e parë të Hifzit

Më të lexuarat

Në nëntor të vitit të kaluar është hapur shkolla e parë e Hifzit (mësimit përmendësh të Kur’anit) në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) me qëllim të rritjes së dashurisë ndaj Kur’anit tek fëmijët, raporton Anadolu Agency (AA).

Shkolla e Kur’anit është projekt i Mexhlisit të Bashkësisë Islame në Sarajevë, dhe organizohet në disa xhami të Kantonit të Sarajevës. Edhe pse ky është viti i parë, prindërit kanë shprehur interes të madh për këtë projekt, prandaj shkollën e Hifzit e ndjekin rreth 100 fëmijë.

Udhëheqësi i projektit dhe imam-hatib i Xhamisë së Mbretit në Sarajevë, hafëz Sabrudin ef Isheriç, në intervistë për AA foli edhe për historiatin e mësimit të Hifzit në BeH dhe vuri në dukje se para luftës, sa i përket mësimit të Hifzit ishin në një krizë të madhe.

“Ishin disa prej hafëzëve të vjetër, si Halid ef. Haxhimuliç, Mahmud ef. Traljiç, Qamil ef. Silajxhiç dhe Ibrahim ef. Trebinjca, por nuk kishin një brez të ri, deri në ardhjen e të ndjerit Ahmed Smajloviç në krye të Bashkësisë Islame të BeH-së, Kroacisë dhe Sllovenisë. Ai filloi një projekt në medresenë Gazi Husrev-Beut e cila atëherë ishte institucioni i vetëm i arsimit të mesëm pranë Bashkësisë Islame. Çdo nxënës i cili mësonte përmendësh 25 faqe të Kur’anit, lirohej nga pagesa e konviktit. Kjo shkaktoi rrëmujë, dhe vetëm gjatë viteve 1987/88 nxorën gjashtë hafëzlerë”, tha Isheriç.

Numri i hafëzëve nga viti në vit gjithnjë e më shumë është në rritje, ndërkohë që nuk ka patur zgjerim pas luftës.

– Bota është kthyer në besimin e tij –

“Nëse shohim në luftë si mëshirë e Allahut ndaj nesh, ndërsa ai me siguri është, pa marrë parasysh çmimin që kemi paguar, bota i është kthyer besimit dhe ka njohur veten. Me hapjen e këtyre gjashtë medreseve, zgjerimi i hafëzëve ka shënuar rritje të madhe. Kështu që para komisioneve të Bashkësisë Islame çdo vit rreth tridhjetë kandidatët mbarojnë për hafëz”, tha Hafiz Isheriç.

Ai rikujtoi se komuniteti musliman në Sarajevë mbulon tërë kantonin ku ka rreth 10.000 studentë të mësimeve të mektebit duke shtuar se në mesin e tyre ka shumë fëmijë me potencial të madh.

Isheriç tha se si erdhën te ideja për të parë nëse ka kapacitet për t’u bërë hafëz në mesin e atyre që u dalluan nga fëmijët e tjerë.

“Është për keqardhje që një projekt të tillë nuk e kemi patur më parë. Përfaqësuesit e Bashkësisë islame e ka njohur këtë nevojë që të jem ai i cili do të udhëheqë projektin”, tha Isheriç.

Aktualisht ekzistojnë disa pika për mësimin e hifzit në kanton, ndërsa baza është në Xhaminë e Mbretit. Përveç kësaj, ekzistojnë edhe katër pika në të cilat mësohet hivzi, ndërsa ato janë: Ilijash, Shvarkino Selo, Stup dhe Otok.

Pos hafëzit Isheriç, në Xhaminë e mbretit këtë projekt e udhëheq edhe Haris Çorbo i cili gjithashtu është bërë hafëz gjatë mësimit në mekteb për 10 vite.

“Kam shkuar me logjikën se ai më mirë i kupton fëmijët dhe potencialin e tyre. Ai më mirë mund tek ata të njohë dhe dallojë dëshirën për hafëz”, tha Isheriç, duke shpjeguar përse e ka sjellë Harisin si muhafiz.

Mësimi në shkollën e Hivzit mbahet në vikend nga mesdita deri në iqindi, sipas parimit që me muhafizin të mësojnë përmendësh gjysëm faqe ose krejt faqen.

– Qëllimi i projektit është të zhvillohet dashuria ndaj Kur’anit –

Duke folur mbi qëllimet e projektit Isheriç ka thënë se qëllimi fillestar nuk ka qenë që secili nga ata fëmijë të bëhet hafëz.

“Kjo është rëndë të pritet, por disa për ca vite, 5 ose 10 përqind e tyre, të bëhen hafëz është sukses. Ndërsa gjithë të tjerët të paktën do të mësojnë diçka. Ata tashmë dinë 7-8 sure (kapituj të Kur’anit) kurse ne jemi në fillim. Deri në fund të vitit ata do të dinë xhuzin (fragmenti i Kur’anit) dhe me atë do të profilizohen kush ka më potencial të ecim përpara. Si motivim shtesë planifikojmë të sigurojmë bursë atij që e mëson përmendësh xhuzin e fundit”, ka thënë Isheriç.

Projekti është në fazën fillestare, ndërsa hafëz Isheriç theksoi se: “me rëndësi është që fëmijët të lidhen me Kur’anin, të jenë me Kur’anin, sepse kur ata i lidhim me Kur’anin nuk e lidhim vetëm atë por edhe familjen e tij, vetë faktin që fëmija duhet patjetër të mësojë në shtëpi”.

“Qëllimi kryesor i projektit është që fëmijët ti lidhim me Kur’anin dhe të zhvillojmë dashurinë ndaj Kur’anit tek fëmijët”, thekson Isheriç.

Hafëzi i ri Haris Çorbo, i cili mëson fëmijët në Xhaminë e Mbretit ka thënë se me përvojën e tij tenton të ndajë atë që ka arritur t’ua transmetojë fëmijëve të cilët mësojnë për hafëz.

“Shpresoj se me ndihmën e Zotit, do të ketë frute dhe do të kemi rezultate të mira”, tha hafëz Çorbo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit