4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Sarajeva i kundërpërgjigjet Beogradit – arrestohet një ish-ushtar i Republikës Serbe për krime lufte në Bosnje

Më të lexuarat

Anëtarët e Agjencisë së Hetimit dhe Mbrojtjes së Bosnje-Hercegovinës arrestuan Radovan Veljoviq, i dyshuar për kryerjen e një krimi kundër njerëzimit në vitin 1992.

Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës e akuzon Veljoviqin (1954) për përdhunim dhe abuzim seksual si anëtar i Ushtrisë së Republikës Serbe në vitin 1992 në zonën e Foças, njoftoi institucioni gjyqësor.

Pas arrestimit, shtohet, i dyshuari iu dorëzua prokurorit në detyrë të Prokurorisë, i cili do ta shqyrtojë atë dhe do të marrë një vendim për aktivitetet e mëtejshme, raporton klix.ba.

Ju kujtojmë, ky arrestim u urdhërua disa ditë pasi Edin Vranj u arrestua në Serbi me një urdhër të lëshuar në vitin 2018 nën dyshimin se kishte kryer krime lufte, kur ishte shef policie i Federatës së BH-së.

Ai u largua nga policia kriminale në vitin 2016, kur u bë drejtor i një agjencie private të sigurisë.

Sipas mediave të Sarajevës, Vranj kaloi plot 30 vjet në pozicione të ndryshme operative dhe menaxheriale. Ish-shefi i Sektorit të Policisë Kriminale në FUP dhe njeriu i parë i Departamentit për Krimin e Organizuar u arrestua në kalimin kufitar Uvac. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit