5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Sanchez: Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë për Gazën siç bëjmë për Ukrainën

Më të lexuarat

“Ne kërkojmë edhe për Gazën të njëjtin unitet dhe qëndrueshmëri të paraqitur si kundër pushtimit rus në Ukrainë”, tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez në një fjalim drejtuar vendeve anëtare të NATO-s kërkoi nga Aleanca “unitet dhe qëndrueshmëri” të njëjtë për Gazën ashtu si për Ukrainën, transmeton Anadolu.

Sanchez mori pjesë në sesionin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Këshillit Atlantik të NATO-s të mbajtur në Washington.

Në lajmet e mediave spanjolle të cilat bazohen në burimet e kryeministrisë së Spanjës thuhet se Sanchez në një fjalim që ka mbajtur në takimin e NATO-s të zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat ka thënë: “Ne nuk mund të akuzohemi se po zbatojmë standarde të dyfishta që do të dobësojnë mbështetjen tonë për Ukrainën. Përkundrazi, ne kërkojmë edhe për Gazën të njëjtin unitet dhe qëndrueshmëri të paraqitur si kundër pushtimit rus në Ukrainë”.

“Është e rëndësishme që qytetarët tanë të kuptojnë se kemi qasje të qëndrueshme politike dhe se nuk ka standarde të dyfishta. Nëse themi se mbështesim Ukrainën sepse mbrojmë ligjin ndërkombëtar, ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë edhe në Gaza. Nëse kërkojmë respektimin e ligjit ndërkombëtar në Ukrainë, ne duhet të kërkojmë që kjo të respektohet edhe në Gaza”, tha Sanchez.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit