1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Samsung ofertë 7.5 miliardë dollarë Black Berry-it

Më të lexuarat

Për të rritur sa më shumë konkurencën midis tij dhe Apple-it Samsung mendon të blejë kompaninë e Black Berry-it Ltd (BBRY.O) (BB.TO) për një shumë prej 7.5 miliardë dollarësh. Sipas burimeve të cilat nuk donin të identifikoheshin sepse ky informacion për momentin është shumë privat raporton Reuters), disa përfaqësues të dy kompanive janë takuar javën e kaluar për të diskutuar këtë marrëveshje të mundshme. Kompania Waterloo tha në një deklaratë: “Ne nuk jemi të angazhuar në asnjë marrëveshje me Samsung për sa i përket ofertës për Black Berry-in”. Fill pas deklaratës aksionet e Back Berry-it të cilat ishin në kuotën e 30% ranë në 15%. Black Berry gjithashtu në nëntor ka deklaruar për një partneritet të ngushtë me Samsung sidomos me degën e saj të Galaxy. Tashmë pritet vetëm vendimi zyrtar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit