6.1 C
Pristina
E enjte, 13 Maj, 2021

Sulme ndaj myslimanëve në SHBA dhe Europë

Më të lexuarat

Mijëra protesutes u mblodhën në periferitë e Dallasit, përballë një godine ku po organizohej një ceremoni nga një organizatë myslimane vendase. Protestuesit mbërritën disa orë para se të niste eventi i organizuar nga komuniteti mysliman atje për të shprehur pakënaqësitë e tyre pasi ai po zhvillohej në godinën e shkollës publike të qytetit. Organizata islamike “Sound Vision”, me qendër në Çikago, ka ndërmarrë një fushatë në gjithë Amerikën për të sensibilizuar të rinjtë në ndërtimin e marrëdhënieve ndërfetare dhe ndëretnike, por pas ngjarjeve të javës së kaluar në Paris, reagimi sidomos në shtetet e jugut ka qenë i fortë. Edhe në Europë ka pasur një valë sulmesh ndaj objekteve të kultit dhe organizatave fetare. Në Francë, 26 xhami janë sulmuar me bomba artizanale dhe armë. Në dyert e tyre janë hedhur edhe koka derri, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe sulme fizike. Ndërsa në Britani, në disa xhami të Londrës janë dërguar letra kërcënuese si dhe karikatura të profetit Muhamed. Në Paris, roje të armatosura janë vendosur para Xhamisë së madhe të qytetit, të ndërtuar në vitin 1926 në shenjë vlerësimi për muslimanët që kishin marrë pjesë në ushtrinë franceze gjatë Luftës i Botërore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit