Një gjykatë amerikane ka kërkuar nga Samsung që të ndalë shitjet e smartfonit të vet Galaxy Nexus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa gjykata ta marrë parasysh pohimin e ndërmarrjes Apple se ndërmarrja jug-koreane ka shkelur patentat e pajisjes iPhone.
Kjo paraqet fitoren e dytë radhazi të Apple në vetëm një javë në gjykatën e Kalifornisë kundër pajisjeve që e përdorin sistemin operativ Android.
Në një vendim të së premtes, gjykatësja Lucy Koh thotë që Galaxy Nexus nuk do të lejohet të shitet në Shtetet e Bashkuara derisa procesi gjyqësor të mbaroj.
E njëjta gjykatë më herët gjatë kësaj jave, kishte urdhëruar që Samsung të ndalte shitjet edhe të tabletit Galaxy Tab 10.1, raporton PCWorld
Vendimi i fundit është një goditje e fortë ndaj ndërmarrjes Samsung dhe Google, që së bashku e lëshuan smartfonin në tetorin e vitit 2011.
Ndërmarrja Apple dhe Samsung janë ballafaquar në shumë raste gjyqësore në Azi, Amerikë Veriore dhe Evropë duke e akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të patentave.kohaislame