2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Samosa, ushqimi i domosdoshëm në sofrat e iftarit në Pakistan

Më të lexuarat

Samosa i ngjan byrekut në formë trekëndëshi dhe mund të gjendet pothuajse në çdo rrugë të kryeqytetit Islamabad

 

ISLAMABAD (AA) – Behlül Çetinkaya

Samosa, një nga ushqimet tradicionale të rrugës në Pakistan, përbën një nga ushqimet më të preferuara me ardhjen e muajit të Ramazanit.

Samosa i ngjan byrekut në formë trekëndëshi dhe mund të gjendet pothuajse në çdo rrugë të kryeqytetit Islamabad.

Ajo përgatitet duke e mbushur me mish të bluar ose patate, ndërsa më pas skuqet. Samosa përbën një nga ushqimet e domosdoshme në Ramazan.

Muhammed Rijaz, i cili përgatit samosa në një tezgë mobile, për Anadolu Agency (AA) thotë se normalisht, në ditë arrin të shesë 1.500-2.000 samosa, por ky numër rritet në mbi 3.000 gjatë Ramazanit.

“Personat që duan të hanë samosa të ngrohta në iftar, nxitojnë drejt shitësve”, thekson Rijaz, duke shtuar se gjatë këtij muaji ai bën shitje nga iftari e deri në syfyr.

Në Pakistan, pas hapjes së iftarit falet namazi i akshamit, kurse ushqimi hahet më pas, thotë Rijaz, sipas të cilit, pakistanezët zakonisht hapin iftarin me samosa.

Në vend të ushqimeve, në iftaret dhe syfyret në Pakistan parapëlqehet samosa, qofte me perime të quajtura pakora, si dhe pije si lëngu i trëndafilave. Ndërkaq, kur përmenden gjellat kryesore, gjëja e parë që bie ndërmend janë biriani dhe karahi, ushqime të përgatitura në forma dhe me erëza të veçanta të Pakistanit.

Supozohet se samosa daton që nga vitet 500 para erës sonë. Të dhënat historike tregojnë se samosa ka qenë një nga ushqimet e preferuara edhe të perandorëve persianë.

Samosa, e cila konsumohet gjerësisht në vendet e Azisë Jugore, është përhapur edhe në pjesë të tjera të botës. Në Kenia, ky ushqim konsumohet së bashku me çajin dhe quhet “sambussa”.

Samosa përgatitet me peta brumi të mbushura me mish të bluar ose patate, duke u skuqur në vaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit