8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Samiti në Tiranë, firmoset marrëveshja për roamingun BE-Ballkani Perëndimor

Më të lexuarat

Pasi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama priti një e nga një liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor në nisje të Samitit që po mbahet sot në Tiranë, u nënshkrua edhe marrëveshja e parë në Pallatin e Kongreseve. 

Ekspertët e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor kanë firmosur marrëveshjen për “Roaming” që parashikon uljen e tarifave për rajonin.

Parashikohet që marrëveshja të nis zbatimin më 1 tetor të vitit 2023.

Kjo marrëveshje parashikon tarifa më të ulëta për qytetarët e Ballkanit në vendet e unionit.

Në këtë samit, janë të pranishëm 27 liderë evropianë, shoqëruar nga delegacionet përkatëse. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit