1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Samiti i Klimës, Rama godet në stilin e tij

Më të lexuarat

“S’duam hua por grante!”, ju drejtua krerëve botërore kryeqeveritari shqiptar

Kryeministri Rama tha se Shqipëria, si vende të tjera të vogla, po vuan pasojat e vendeve të mëdha, të cilat, siç theksoi, janë edhe ato që ndotin më shumë planetin.

Në fjalën e tij në Samitin e Klimës, që po zhvillohet në Glasgow të Skocisë, Rama tha se Shqipëria është një vend jondotës, por ka nevojë për ndihmën e shteteve të mëdha për të përballur krizën energjetike.

“Ndoshta jam më i gjati këtu, por vij nga një prej vendeve më të vogla, Shqipëria. Në mbledhje të tilla ne na thonë se çfarë të bëjmë, të dëgjojmë e të mbajmë shënim. Por ende nuk mora përgjigje për pyetjen që kisha para se të vija këtu: Si kanë ndërmend të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, një vend jondotës? Po, po, një vend jondotës!”, tha Rama.

“Prodhimi ynë i energjisë bazohet 100% në energji hidrike, 100% të rinovueshme.

Mund t’i kishim pranuar të gjitha ofertat për termocentrale për të kompensuar nevojat në muajt e thatësirës. Kështu që vendi im pyet: Mos po paguajmë për shkak se po bëjmë gjënë e duhur?!

Besoj se do të marrim financime për të luftuar këtë ngërç.

Këto financime nuk duhet të vijnë në formën e huave, që do të na fusin në një spirale borxhesh, por në formën e granteve, që do të na fuqizojnë për të investuar”, ishin mesazhet e zgjedhura dhe të troçta të të parit të qeverisë shqiptare. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit