-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Salihu: Ngjarjet në Kriva Pallankë akt poshtërsie e kryeministrit Gruevski

Më të lexuarat

Analisti Iljasa Salihu në profilin e tij në Facebook vlerëson se akti vandal ndaj mesxhidit të Kriva Pallankës është një akt poshtërsie e kryeministrit që sa herë i duhet ndonjë jorgan, ndodhin gjëra të këtilla, transmeton zhurnal.mk

“Ata bombardojnë, djegin dhe dëmtojnë xhamia, kurse ende ekstremizmi kërkohet në oborrin e xhamive. Xhaminë Burmali miqtë e tyre e rrënuan, kurse këta, kuptohet me ndihmën e vasalëve tanë nuk e lejojnë rindërtimin e saj.
Në luftën e 2001-shit në Komunën e Likovës thuajse çdo e dyta xhami ishte e bombarduar. Po ashtu, xhaminë në Prilep e kishin djegur të tërën dhe po djegësit e saj ende kundërshtojnë ringritjen e saj.
Kurse, dje e paskan dëmtuar edhe një xhami tjetër në Kriva Pallankë dhe po të njëjtit dëmtues tani protestojnë që ajo të zhbëhet prej aty, siç thonë ata prej “qytetit ortodoks”, mbase duke shpikur edhe gënjeshtra gjoja se besimtarët e asaj ane qenkan të lajthitur.
Në Maqedoni kjo lloj poshtërsie është e njohur; sa herë që kryeministrit i duhet ndonjë jorgan, ndodhin të tilla gjëra, por përkundër kësaj dëshire të tij, duhet ngritur zërin qytetar dhe institucional, njëherësh duke mos i harruar edhe problemet tjera me të cilat po ballafaqohet ky vend.
Assesi nuk duhet shkuar me hakmarrje, por me këmbëngulje duhet të kërkohet çdo e drejtë, pavarësisht se për kë bëhet fjalë.
Mes tjerash, të dëshmohet se kush në të vërtetë është ekstremist, nxitës dhune dhe jotolerant. Ndërsa, atyre që duan ta ruajnë tolerancën ndërfetare vetëm kur bëhet fjalë për ndonjë gabim të muslimanëve, pa ngurrim u them: gjumë të qetë në shtratin e hipokrizisë!”, shkroi Salihu
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit