7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Sabri: Qytetarët e Jerusalemit do të jenë këmbëngulës në mbrojtjen e Aksa-së

Më të lexuarat

Kryetari i Komitetit të Lartë Islamik në Jerusalem dhe imami i xhamisë Al Aksa, Ekrima Sabri ka dalë nga spitali ku ishte shtruar pas plagosjes gjatë ndërhyrjes së policisë izraelite

JERUSALEM (AA) – Kryetari i Komitetit të Lartë Islamik në Jerusalem dhe imami i xhamisë Al Aksa, Ekrima Sabri ka dalë nga spitali ku ishte shtruar pas plagosjes gjatë ndërhyrjes së policisë izraelite ndaj besimtarëve pas faljes së namazit të jacisë mbrëmë në zonën e Portës së Luanit të xhamisë Al Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

Sabri pas daljes nga spitali ka shkuar në shtëpinë e tij për të pushuar dhe intervistën e parë ai e ka dhënë për AA.

Në lidhje me përjetimet Sabri tha se “Një numër i madh personash u mblodhën për të falur namazin e jacisë në zonën e Portës së Luanit (El-Esbat). Para namazit u mbajtën fjalime të mira, himne dhe u bënë lutje”.

Duke vënë në dukje se pas namazit policia izraelite vendosi në objektiv besimtarët Sabri tha: “Pasi përfunduam namazin e jacisë përnjëherësh filluan të hedhen bomba zhurmuese. Besimtarët ishin në objektivin e plumbave të gomës. Për një moment pati rrëmujë dhe më pas të plagosur. Në ndërhyrjen e policisë izraelite me plumba gome u plagosa edhe unë. Më pas më dërguan në spital dhe fatmirësisht tani jam mirë dhe në trup nuk kam plagë serioze”.

Ndër të tjera duke theksuar se palestinezët nuk do të panojnë që Izraeli të vendosë statutin e Mesxhid-i Aksasë në objektivin e “detektorëve të metalit” Sabri tha se “Qytetarët e Jerusalemit do të vazhdojnë të jenë këmbëngulës në mbrojtjen e Aksa-së. Ata do të vazhdojnë me reagimet e tyre duke kundërshtuar detektorët që forca pushtuese izraelite ka vendosur në dyert e Harem-i Sherif. Deri në heqjen e këtyre pajisjeve do të vazhdojmë faljen e namazeve në rrugët që dalin në Mesxhid-i Aksa”.

Pasi ka bërë të ditur se palestinezët do të vazhdojnë përpjekjet e tyre nëse pajisjet nuk hiqen deri ditën e premte Sabri ka theksuar: “Këto pajisje përbëjnë me të vërtetë një sulm serioz për Aksa-në. Kjo nënkupton ndërhyrje në punët e brendshme të muslimanëve. Edhe ne këtu e rikonfirmojmë edhe njëherë se Mesxhid-i Aksa u përket muslimanëve dhe gjithashtu theksojmë se menaxhimi i saj duhet të të jetë sërish në duar të muslimanëve. Ne refuzojmë çdo përpjekje të forcave pushtuese izraelite për dominim. Nëse këto pajisje nuk hiqen namazin e xhumasë do ta falim në rrugë. Këto detektorë janë haptazi një ndërhyrje kundër Mesxhid-i Aksa-së. Ne refuzojmë çdo përpjekje për dominim të forcës pushtuese”.

Heshtja e arabëve dhe muslimanëve dëshpëruese

“Ne jemi në një pikëllim të madh për shkak të heshtjes së botës arabe në lidhje me Mesxhid-i Aksa-në. Sepse ne jemi përballë një sfide shumë të hapur. I bëjmë thirrje të gjithë botës arabe dhe muslimane që të ndërmarrin përgjegjësitë e tyre”, thotë Sabri duke vënë theksin se bota arabe dhe muslimane nuk kanë zbatuar përgjegjësitë e tyre për Mesxhid-i Aksa-në.

Ndër të tjera pasi ka tërhequr vëmendjen se Mesxhid-i Aksa është po aq e shenjtë sa edhe Meka dhe Medina imami Sabri ka vazhduar më tej duke thënë se: “Al Aksa nuk është vetëm e palestinezëve por e të gjithë muslimanëve. Është e shenjtë të paktën sa Meka dhe Medina. Ka një përgjegjësi të madhe. Nuk është e lejueshme që arabët dhe muslimanët ta injorojnë këtë. Muslimanët që i kushtojnë rëndësi Aksa-së duhet të ushtrojnë presion ndaj forcës pushtuese izraelite që të heqë dorë nga këto zbatueshmëri”.

Forcat izraelite ditën e djeshme ndërhynë kundër palestinezëve të cilët pas faljes së namazit të jacisë para hyrjes në kompleksin fetar protestonin kundër vendimit të Izraelit për vendosjen e detektorëve të metalit në hyrje të Al-Aksa-së. Si pasojë e këtyre ndërhyrjeve në përdorimin e forcës për shpërndarjen e besimtarëve u plagos me plumb gome edhe kryetari i Komitetit të Lartë Islamik në Jerusalem dhe imami i Masxhid-i Aksa-së, Ekrima Sabri.

Në një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze ishte bërë e ditur se krahas Sabri janë plagosur të paktën edhe 14 palestinezë të cilët janë dërguar në spital si dhe është kryer ndërhyrja në vendngjarje për 20 të tjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit