Sabri Koçi (Allahu e mëshiroftë) dhe Berati.
I madhi Sabri Koçi(Allahu e mëshiroftë ) e ka vizituar shumë herë Beratin ,por 3 herë nga këto ka ardhur për të emëruar 3 Myftinj Beratas duke u konsultuar me zërin e qytetarëve.
Ai sigurisht e njihte mirë traditën,historinë,balancën,unitetin dhe kontributin e muslimanëve Beratas .
Myftiu i fundit i emëruar nga Sabri Koçi ishte i nderuari Murat Dura (Allahue mëshiroftë) .
Pasi Sabri Koçi u nda nga jeta ,Murat Dura e vazhdoj detyrën deri ditën ku u shkarkua nga drejtuesit e rinj duke u bërë kështu edhe myftiu i fundit i emëruar me konsultim qytetar.
Nga ato ditë edhe sot shumë gjëra kanë ndryshuar.
Tre myftinj beratas që e drejtuan për më shume se 20 vjetë këtë qyet u pasuan me 3 myftinj të dërguar brënda 5 vitesh pa të vetmin konsultim reciprok me besimtarët vëndas.
Problemi lexohet qartë.Ai nuk filloi sot .
KMSH nuk mund të vazhdoj të proçedoj me dyer të mbylluara sepse nuk është ky misioni i tij.
KMSH është Institucion i cili përfqëson një bashkësi njerëzish të cilët i lidh diçka më e madhe sesa thjeshtë zyra.
Si mundet që sot në 2023 një zyrë e cila duhet të dëgjoj dhe lidhi zëmra besimi të bëj të kundërtën duke përdorur mënyra diktate ,shpërfillëse dhe kërcënuese sikur të ishin besimtarët robër të internuar.
Sinqerisht Berati sot është i lënduar sepse nuk e meriton dhe nuk e pranon një ofezë të tillë.
Prandaj sot është edhe bashkë se kurrë për të treguar dhe vërtetuar dinjitetin e një qyteti shekullor!