3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Sa me Izraelin e sa me arabët: si e ndryshon “lëkurën” Edi Rama

Më të lexuarat

Dhurata dhe ftesa që i ka ardhur kryeministrit nga Saudia

Kryeministri Rama vijon të thellojë miqësinë me vendet arabe, edhe pse është shndërruar në ushtar politik të Izraelit përgjatë një viti të gjenocidit të Gaza.

Kameleonizmi i tij, duke tentuar të jetë lojtar që e mban mirë me të gjithë, është shpalosur së fundi me një pamje të arabizuar. Ai ka veshur një tunikë arabe në një takim me ambasadorin saudit në Tiranë, që siç dhe shkruan, ka marrë një ftesë prej tij.

“Me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, që bashkë me ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, më solli edhe një tunikë, të cilën e vesha në shenjë falenderimi për ftesën miqësore nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme”.

Kujtojmë se që kur ishte kryebashkiak i Tiranës, Rama lidhi raporte të forta me vendet arabe, të cilat financuar shumë projekte në kryeqytet. Pos tyre, financuan dhe shlyerjen e të gjitha dëmeve që solli hapja e digës së Liqenit Artificial në shtator 2002, e cila përmbyti një pjesë të mirë të kryeqytetit. /tesheshi.com/   

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit