1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Sa kohë i duhet një kompjuteri për të zbuluar fjalëkalimin tuaj

Më të lexuarat

Pёr një fjalëkalim me 12 karaktere që përmban të paktën një shkronjë të madhe, një simbol dhe një numër, do të duheshin 34,000 vjet që një kompjuter ta gjente atё.

 

Fjalëkalimet si “123456” apo “qwerty” që shfaqen në listat e fjalëkalimeve më të përdorura duhet të hiqen nga përdorimi me patjetër, por edhe fjalëkalimet paksa më unike mund të jenë të lehta për t’u zbuluar nëse përdoren programe kompjuterike për t’i gjetur ato nëpërmjet provave sistematike.

Siç shihet në të dhënat e faqes Security.org, shtimi i vetëm një shkronje kapitale në një fjalëkalim mund të ndryshojë në mënyrë të ndjeshme sigurinë e tij. Në rastin e një fjalëkalimi me tetë karaktere, ai mund të gjendet në 22 minuta, krahasuar me vetëm një sekondë kohë që duhet për të gjetur fjalëkalimin pa asnjë shkronjë kapitale – një rritje kjo prej më shumë se 1,000%.

Megjithëse koha e shtuar në këtë rast nuk është absolutisht e mjaftueshme për të pasur një fjalëkalim të sigurt, përfitimet e larta të sigurisë që vijnë nga përdorimi i karaktereve të tjera përveç shkronjave të vogla mund të shumëfishohen. Kur përdorni të paktën një shkronjë të madhe dhe një numër, kompjuterit do t’i duhej një orë për të gjetur një fjalëkalim me tetë karaktere.

Shtoni edhe një simbol tjetër dhe duhen tetë orë. Për ta bërë një fjalëkalim vërtet të sigurt, mund të shtohen edhe më shumë karaktere apo më shumë se një shkronjë kapitale, numër ose simbol. Një fjalëkalim me dymbëdhjetë karaktere, me një shkronjë të madhe, një numër dhe një simbol është pothuajse i pamundur për t’u gjetur, pasi një kompjuteri i duhen 34,000 vjet për ta zbuluar atë.

 

 

Kjo vjen si rrjedhojë e faktit që, kur përdorim më shumë lloje karakteresh, kombinimet e mundshme që përbëjnë fjalëkalimin rriten në mënyrë eksponenciale. Duke qenë se ka vetëm 26 shkronja të vogla, një fjalëkalim me tetë karaktere ka 26^8, pra rreth 209 miliardë kombinime të mundshme. Duke shtuar shkronjat e mëdha, arrihet në 52^8 mundësi, rreth 53.5 trilionë kombinime.

Duke shtuar edhe numrat, shifra shkon në 62^8 ose 218 trilion kombinime. Simbolet shtojnë një tjetër mundësi më të madhe sigurie, por meqenëse vetëm ato që shfaqen në tastierën e kompjuterit janë më të përdorurat, ato e rrisin numrin e kombinimeve edhe një herë në rreth 90^8 ose 430 trilionë kombinime të mundshme. / World Economic Forum

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit