3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

SA KA NDIKUAR PEDAGOGJIA E PEJGAMBERIT (Alejhi selatu ue selam), NË EDUKIMIN NJERËZORË GJATË HISTORISË?

Më të lexuarat

Kjo pedagogji profetike e Muhamedit a.s. e shpallur nga Allahu xh.sh, me të cilën është pajisur personaliteti i Muhamedit a.s., dhe e cila është demonstruar në fjalët, gjendjen dhe veprat e tij, në jetën e përditshme me shokët e tij dhe të tjerët.

Po si të mos ketë ndikim pozitiv pedagogjia e Muhamedit a.s. kur Allahu ka deklaruar në librin e Tij në suretu el Ahzab, ajeti 21 (Ju, me të vërtetë, Pejgamberin e Perëndisë e keni shembull të mrekullueshëm, për atë që i druan Perëndisë dhe Ditës së Kijametit, dhe i cili e përmend shumë Perëndinë).

Po ashtu transmetohet nga Muhamedi a.s. se ai një ditë i ka pyetur shokët: A dëshironi të dini se Xhehenemi për kënd është haram (kënd e ka të ndaluar me djegë)? Xhehenemi është haram për çdo musliman i cili është i lehtë, i butë, i mëshirshëm, i afrueshëm.

Me këto veti morale janë pajisur edhe shokët e tij përgjatë predikimit të islamit anëmbanë botës. Ata me sjellje të mira, me sinqeritet, me besnikëri, besueshmëri, korrektësi në marrdhënie tregtare e kane përhapur islamin në viset e largëta të Azisë-Juglindore në Malajzi, Indonezi, Filipine etj.

Po ashtu edhe në shekujt e kohës moderne duke filluar nga shek. 17 -21 kemi shumë raste që prej faktorëve kryesore që i ka shtyrë popujt në mënyrë masive apo individuale për pranimin e Islamit ka qenë, dhe është sjellja personale sociale e mirë, e sinqertë e muslimanëve me të tjerët gjatë tregtisë, jetës së përgjithshme ku kemi qindra raste të evidentuara rreth kësaj çështje.

Ky realitet i pedagogjisë islame ka qenë prezentë gjithmonë në këshillat dhe udhëzimet e Muhamedit a.s. me shokët e tij kur i ka dërguar nëpër vende të ndryshme për ta predikuar islamin.

Transmeton Imam Buhariu nga hadithi i Ebu Hurejrës rastin e Ebu Musa el Esh’ariut dhe Muadh ibni Xhebelit kur i ka dërguar në Jemen dhe ju ka thënë: keni kujdes! Përgëzoni njerëzit, jepuni myzhde dhe assesi mos i largoni me fjalë apo me punë, lehtësoni dhe mos vështirësoni, pajtohuni, ujdisuni mes vete dhe mos u kundërshtoni.

Mos aplikimi i pedagogjisë islame nëpër institucionet tona edukativo- arsimore fetare, apo nëpër shkollat shtetërore të të gjitha niveleve të edukimit, ka ndikuar negativisht në kokën, zemrën dhe sjelljet e nxënësit apo studentit. Hasim në mësues, arsimtarë, edukatore në foshnjore ku e përdorin forcën/ dajakun/ thupren/ shuplaken!!

Kjo metodologji pedagogjike në edukim ka sjellë gjendjen tonë në atë fazë ku dhuna familjare, sociale, bashkëshortore është në rritje të dukshme.

Si të dilet nga kjo gjendje e mjerueshme?

Përgjigjja është e thjeshtë dhe e qartë! Aplikimi i pedagogjisë islame në edukim dhe arsimim, duke përfituar edhe prej metodave të tjera pedagogjike moderne të cilat nuk ndeshen me parimet e Islamit në besim dhe në moral, e sidomos në këtë kontekst rekomandoj fuqishëm të përfitojmë nga sistemi pedagogjik edukativo arsimor japonez dhe malajsian.

Për me gjerësisht rreth këtij qëllimi referoju punimeve tona:

1– (Edukata/pedagogjia e mësuesit dhe studiuesit të Kur’anit),

2- (Mungesa e Precizitetit në Edukim dhe Arsimim- studim komparativ të edukimit japonez-amerikan-arab),

3- (Malajzia një rrëfim i suksesshëm i edukimit bashkëkohorë) në webfaqen tonëwww.drhafezi.net,.

Prof. Dr. Hfz. Hajredin Hoxha,

PËRGJIGJE AKADEMIKE, FETARE, EDUKATIVO ARSIMORE PËR PYETJET HULUMTUESE NGA STUDENTËT KOSOVARË NË NIVEL TË DOKTORATURËS NË UNIVERSITETIN NDËRKOMBETAR TË NOVI PAZARIT

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit