4.4 C
Pristina
Thursday, December 12, 2024

Sa fiton mafia italiane nga turizmi?

Më të lexuarat

Fenomeni që ka nisur të jetë i dukshëm dhe në Shqipëri

Organizatat mafioze fitojnë 3.3 miliardë euro nga turizmi në Itali, sipas një sondazhi të kryer nga instituti i sondazheve të opinionit publik Demoskopika dhe të publikuar të martën.

Qarkullimi dhe fitimet e mafies do të rriten vitin e ardhshëm, viti jubilar për Kishën Katolike Romake, me miliona pelegrinët që priten në Romë, dhe 2026, kur do të zhvillohen Lojërat Olimpike Dimërore në veri të vendit.

Sipas hulumtimeve, organizata mafioze që përfiton më shumë nga turizmi është Ndrangheta kalabriane, e cila fiton më shumë se 1.6 miliardë euro në vit.

Camorra, e cila operon kryesisht në Napoli dhe rajonin përreth Campania, fiton më shumë se 950 milionë euro.

Po si ndodh kjo?

Organizatat, ose zotërojnë aksione në hotele dhe restorante ose zhvatin “paratë e mbrojtjes”(gjoba) nga kompanitë legjitime.

Është një fenomen që vërehet dhe në Shqipëri, ku në mos mafia, elementë me profil kriminal janë gjithnjë e më të pranishëm në industrinë e turizmit me rol pronari apo aksioneri. Nuk mungojnë gjithashtu dhe gjobat, pra pagesat për ruajtje biznesi, të përhapura sidomos në Shkodër dhe Vlorë. /tesheshi.com/   

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit