1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Sa fëmijë kanë humbur jetën në Siri për tetë muaj?

Më të lexuarat

Statistika të frikshme vijnë nga Siria, sipas një raporti të shpërndarë nga një organizatë ndërkombëtare.

Sipas këtyre statistikave, vetëm në 8 muajt e fundit në Siri, kanë humbur jetën 2,209 fëmijë. Këtë e bën të ditur Organizata për Monitorimin dhe Respektimin e të Drejtave të Njeriut në Siri (SNHR).

Këto statistika bëjnë të ditur se numri i mësipërm është regjistruar prej muajit janar të vitit 2015 e deri më sot. SNHR, në një raport të saj që u bë publik në Turqi, thekson se duhet menjëherë të ndalet kriza në Siri pasi vrasjet dhe krimet e tmerrshme ndaj të pafajshmëve do të vazhdojnë.

“Vonesa në zgjidhjen e krizës siriane do të shkaktojë probleme të përhershme të cilat do të kenë ndikim tek fëmijët për një kohë të gjatë”, theksohet në një nga konkluzionet e raportit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit