Neto paga mesatare e paguar në muajin gusht të këtij viti në Maqedoni ishte 28.642 dinarë dhe është 4% më e lartë nga muaji i njëjtë i vitit të kaluar, tha Enti Shtetëror për Statistikat.
Rritja ka të bëjë, para së gjithash, në neto në sektorët: Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike (14.0 për qind), objekte për akomodim dhe veprimtari të shërbimit me ushqim (13,4 për qind) dhe veprimtari tjera të shërbimit (12,6 për qind).
Rritje neto të pagës mesatare mujore, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: bujqësi, pylltari dhe peshkatari (5,5 për qind), art, argëtim dhe rekreacion (3,6 për qind) dhe objekte për akomodim dhe veprimtari të shërbimit me ushqim (3,1 për qind).