4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Sa e ndihmon të shkëlqyerin dhe të shndritshmin (Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem)?

Më të lexuarat

Sa e ndihmon të shkëlqyerin dhe të shndritshmin (Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem)?

Allahu i madhëruar e cilësoi hënën më shkëlqim duke thënë: “Hënën që shkëlqen”, El Furkan 61, ndërsa diellin e cilësoi si të shndritshëm ku thotë: “ Dhe kemi krijuar kandil (diell) të shndritshëm!”, En Nebe’e 13, ndërsa kur cilësoi Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “ … dhe thirrës (në rrugën e drejtë) te Allahu – me urdhrin e Tij dhe që të jesh kandil (shkëlqyes) ndriçues”. El Ahzab 46

Ky cilësim përfshirës i Allahut për të Dërguarin e Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na jep të kuptojmë se drita e tij do e mbush gjithë botën si ditën ashtu edhe natën ngase është shkëlqyes dhe ndriçues…

Sa e ke ndihmuar këtë shkëlqim ?

Sa e ke praktikuar këtë ndriçim?

Çfarë ke bërë që shkëlqimi të rritet?

Çfarë ke bërë që ndriçimi mos të turbullohet?

Sa e ke shpërnda shkëlqimin?

Sa e ke përkrah ndriçimin?

Çfarë ke bërë që shkëlqimi të merr notën që e meriton?

Çfarë ke bërë që ndriçimi të hy në çdo errësirë ?

Kujt ia ke lënë shkëlqimin?

Kujt ia ofertove ndriçimin?

Të gjitha këto i gjen tek përgjigjja e Ebu Bekrit radijAllahu anhu: “…. familjes i lash Allahun dhe të Dërguarin e tij”….

O Allah na forco në fenë tënde, na mundëso ta kuptojmë fenë tënde ashtu siç ia zbrite Profetit tënd sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, na mundëso të praktikojmë, ndihmojmë, shpërndajmë sunetin e Profetit Tënd … Allahume amin!

Nga Unejs Murati

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit