2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Sa ditë mund t’i ruani vezët e ziera para se të bëhen të rrezikshme për shëndetin

Më të lexuarat

Vezët janë padyshim një nga produktet ushqimore më të përdorura. Përgatiten në pak minuta dhe për më tepër mund t’i gatuani veçmas ose të kombinuara me ushqime të tjera.Vezët e gatuara në të vërtetë kanë një afat shumë të shkurtër, ndryshe nga vezët e freskëta, të pagatuara.

Kjo, për shkak se kur gatuhen atyre iu hiqet lëvozhga, shtresa mbrojtëse. Kjo i ekzpozon ndaj ajrit, baktereve dhe gjërave të tjera që mund të kontaminojnë vezët, duke i bërë të rrezikshme për shëndetin.

Vezët e ziera fort mund të qëndrojnë të freskëta deri në 7 ditë, por kur qërohen, mund të rezistojnë deri në 5 ditë. Një shenjë e qartë për t’i dalluar se ato janë prishur, është era e tyre e fortë. Nëse kanë një aromë të ngjashme me squfurin, hidhini menjëherë ato sepse janë shumë të rrezikshme për shëndetin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit