1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

SA DALLIM I MADH QË ËSHTË VDEKJA E BESIMTARËVE NGA VDEKJA E JOBESIMTARËVE

Më të lexuarat

VDEKJA E BESIMTARËVE DHE JOBESIMTARËVE
NUK DO TË JETË E NJËJTË

Në Kur’an, Allahu e hap një sekret për vdekjen, i cili është i panjohur për shumë njerëz- çfarë përsoni i vdekur aktualisht përjeton, nuk është çka njerëzit tjerë vërejnë nga pamja e jashtme. Allahu na thotë neve në Kur’an si në vijim:

Përse, pra kur arrin shpirti në fyt, e ju në atë moment shikoni (se ç’po i ngjet). E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni. (Waki’a: 83-85)

Edhe një sekret që Allahu e shpall për vdekjen është terrorri i madh dhe vuajtjet që i përjetojnë jobesimtarët në momentin e vdekjes. Njerëzit përreth nuk kanë mundësi për të parë këtë terror. Allahu e lidhë këtë fakt në ajetet e Tij si vijon:

E kush është më gabimtar i madh se sa ai që trillon rrenë ndaj Allahut, ose thotë: “Mua po më shpallet e nuk i është shpallur asgjë, ose se sa ai që thotë: “Do të thur diçka të ngjajshme me atë që e ka zbritur All-llahu”. E, sikur t’i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, e engjëjt kanë shtrirë duart e veta (me ndëshkim) e (u thonë): “Shpëtojeni pra vetveten (nëse mundeni)”. “Tash përjetoni dënimin e turpshëm për shkak se e thoshit të pavërtetën për All-llahun, dhe ndaj argumenteve të Tij ishit kryeneç. (En’am: 93)

Po ty të mos duket e mirë pasuria e tyre dhe fëmijët e tyre. All-llahu deshi t’i mundojë me të në këtë botë dhe t’u dalë shpirti duke qenë mohues. (Tewbe: 85)

Në pajtueshmëri me këtë sekret të shpallur në Kur’an, një jobesimtarë mund të duket se ka vdekur i qëtë në shtratin e tij. Mund të duket për njerëzit përreth sikur ai nuk ka kaluar nëpër çfarëdo mundimi apo vuajtje në çastin e vdekjes, por se sytë e tij vetëm janë mbyllur. Mirëpo, Allahu na informon neve se një jobesimtarë ndjenë një vuajtje të thellë që ne nuk mund ta shohim. Se si engjujt e marrin jobesimtarin në vdekje është shpjeguar në Kur’an në vijim:

E si do të jetë atëherë puna e tyre kur engjëjt t’ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre? E atë (dënim) për shkak se ata ndoqën rrugë të cilën All-llahu e urren, kurse e urrejtën atë që Ai e pëlqen, prandaj ua asgjësoi veprat e tyre. (Muhammed: 27-28)

Sikur t’i kishe parë engjëjt kur ua marrë shpirtin atyre që mohuan (do të shihje tmerr), u binin fytyrave dhe shpinave të tyre (para, prapa): “Shijoni dënimin e djegëjes!”Këtë (dënim e morët) për shkakun e asaj që fituat. All-llahu nuk është i padrejtë për robtë e Tij (Enfal: 50-51)

Përkundrazi nga kjo vdekje e vështirë e jobesimtarëve, besimtarët përjetojnë vdekje shumë të lehtë. Psh, një besimtarë i cili ka luftuar në luftë pranë pejgamberit (saas) dhe është shpuar me një shpatë, u lehtësua nga të gjitha format e frikës, përjetoj një moment të qëtë të vdekjes. Siç na informon neve Allahu në ajete, shpirtërat e besimtarëve do të merren në gjendje të pastër dhe ata do të jenë të mirëpritur nga engjujt me përshëndetje dhe lajme të mira. Allahu e ka përshkruar vdekjen e besimtarëve si vijon:

… engjëjt ua marrin shpirtin, duke u thënë: “Selamun alejkum” – gjetët shpëtimin, hyni në xhennet, për hir të asaj që vepruat. (Nahl: 32)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit