1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Rutinë 10-minutshe – Pastrim bazë i trurit

Më të lexuarat

Shtoi këto dy shtesa në rutinën ditore për më shumë qartësi dhe kreativitet

Nënvetëdija juaj është shumë më e fuqishme nga ajo që keni menduar. Ajo, jo vetëm që përkujdeset për gjëra esenciale si përshembull frymëmarrjen, duke mos u vënë re, në prapaskenë, nënvetëdija juaj përkujdeset vazhdimisht për përpunimin/procesimin e gjërave nga bota, duke përfituar nga përvoja dhe duke bërë lidhje.

“Sa më shumë që e fusim në përdorim trurin, aq më shumë na bëhet e qartë se vetëdija ynë është vetëm një përmbledhje e asaj që ka pregaditur truri-duke mos e vërejtur ne këtë gjë,” tha për BBC-në neuro-shkenctari  Dejvid Igëllmen. “Vetëdija yte, e cila është pjesa që të kthen në jetë kur zgjohesh në mëngjes, është gjëja më e vogël që ndodhë në kokën tënde.”

Falë këtyre proceseve të fhehta, nënvetëdija yte herë pas here nxjerrë idenë e zbulimit të madh apo vendimin e rëndësishëm që po pritje duke qenë në banjo i angazhuar me larjen e kokës. Mirëpo, nëse e gjithë kjo ndodh pa udhëheqjen apo dijen tonë, parashtrohet pyetja, a ka ndonjë mënyrë më të mirë të shfrytëzimit maksimal të vetëdijes tuaj në aspekt të kreativitetit dhe qartësisë së drejtimit?

Sipas një postimi interesant, këtë gjë e vërteton Benjamin p. Hardi, i cili është duke doktoruar në psokologji. Ai shkruan,  për të vënë në lëvizje nënvetëdijen tuaj u nevojiten vetëm dy hapa dhe përafërsisht dhjetë minuta në ditë.

Dhjetë minuta para gjumit

Nënvetëdija juaj mund të merr përgjigje të rëndësishme për disa nga pyetjet më të ngutshme në jetën tuaj. Mirëpo, sipas Hardit kjo është e mundur vetëm nëse vazhdimisht pyetni për to. “Për shumë prej njerëzve më të suksesshëm në botë është praktikë e zakonshme që qëllimisht punën e nënvetëdijes së mendjes së tyre ta drejtojnë edhe kur janë duke fjetur.” shpjegon ai.

Si mund ta bësh ti  këtë gjë? “Ndalu për një cast para se të zë gjumi, medito dhe shkruaji gjërat që dëshiron t’i përfundosh. Pyete veten për shumë gjëra lidhur me qëllimin tend,” ai vazhdon më tej duke thënë “Shkruaji ato pyetje dhe mendime në një letër. Sa më të hollësishme të jenë pyetjet, aq më të qarta do të jenë përgjigjet. Derisa ti fle, nënvetëdija yte do të punon.”

Dhjetë minuta pasi të zgjohesh nga gjumi

Më pas, kur të zgjohesh, mos fillo menjëherë me celularin tënd. Filloje ditën me vetëdijen tënde. Minutat e para pasi të zgjohemi nga gjumi janë ndër minutat më kreative dhe koha më e përshtatshme për korrjen e ideve të përgatitura nga vetëdija teksa ti po flije. Kjo arrihet duke shkruar cdo gjë që të bie ndër mend rreth pyetjeve që i parashtrove vetes para se të biesh në gjumë. Kjo duket një gjë e lehtë, mirëpo Hardi thotë se në fillim të kësaj praktike do të ndihesh disi çuditshëm. “Mirëpo, ju duhet ta ushtroni sa më shumë këtë praktikë derisa të aftësoheni në të. Nëse jeni të vazhdueshëm në të, ju mund të bëheni shumë të suksesshëm dhe automatik në arritjen e një hovi kreativ dhe intuitiv”, premton ai. Rezultatet do të ju mahnisin. “ Kjo rutinë e thjeshtë do t’u ndihmon në kristalizimin e rrugëtimit tuaj, dhe mënyrën e arritjes atje,” përfundon Hardi.
A do ta provonit këtë metodë?
STUDENTET.MK

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit