-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Rusia vë Kaukazin Verior në ‘shtetrrethim’

Më të lexuarat

Zyrtarët rus të sigurisë në Kaukazin Verior kanë futur një regjim të “kundër-terrorizmit” në Kabardino-Balkaria.
Masat e shtrënguara të sigurisë kanë hyrë në fuqi sot në orën 06:15 (sipas kohës lokale), në qytetin Baksan dhe fshatin e afërt Kishpek.

Kjo masë vjen si përgjigje e një sulmi që ngjau më 11 janar, dhe të shtënave ndaj një posti policor që lidh fshatin Kishpek me Dugulubey.

Forcat e policisë dhe sulmuesit kanë shkëmbyer zjarr për disa orë, ndërsa një polic ka pësuar plag.

Të gjithë sulmuesit janë larguar pa u zënë nga forcat ruse të rendit, transmeton “Evropa e Lirë”.

Gjeneral Majori Sergei Kmennyi i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) tha se këto masa kanë për qëllim parandalimin e akteve “terroriste”, se janë në të mirë të sigurisë së Rusisë, dhe se nevojitet për të kapur sulmuesit.

Selia e këtyre forcave anti-terroriste në këtë rajon, njofton se shtet-rrethimi do të jetë i vlefshëm deri në një lajmërim të më vonshëm. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit