16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Davutoglu: Nuk i kërkojmë falje Serbisë për deklaratën e Erdoganit

Më të lexuarat

Shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutoglu ka thënë se Ankaraja nuk do të kërkojë falje Serbisë rreth deklaratave të kryeministrit turk se Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi sepse në të nuk kishte kurrfarë ofendimi, por ndjenja pozitive duke theksuar se raportet mes Serbisë dhe Turqisë janë bërë kurriz i stabilitetit të Ballkanit.
Në një intervistë për gazetën serbe Blic, me vetë kërkesë të Ankarasë për t’u sqaruar deklarata e Erdoganit, e thënë në Prizren vitin e shkuar, Davutogllu theksoi se deklarata e kryeministrit nuk kishte natyrë politike dhe as nuk paraqiti shprehje të politikës ekspansioniste.

“Bëhet fjalë për definicion kulturor. Kur në turqisht thoni se ‘Kosova është shteti i dytë i saj’ kjo tregon afërsi kulturore. Sinqerisht shpresoj se kjo do të duhej të mjaftonte për të treguar qëllimet tona të mira ndaj Qeverisë dhe popullit serb”, shpjegoi Davutogllu duke shtuar se një fjali e vogël nuk do të duhej të nxirrej nga konteksti i tërë fjalimit.

Ai mendon se nga fjalimi i Erdoganit shumë është më e rëndësishme fjalia ‘Turqia është po aq e afërt me të gjithë popujt në Ballkan’.

Sipas ministrit të Jashtëm turk, Serbia, Kosova dhe Bosnja nuk janë pjesë të Turqisë dhe se lidhur me këtë askush s’ka pohuar asgjë, transmeton “Koha”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit