5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Rusia: Ukraina kreu 45 sulme me dronë ndaj territorit rus, përfshirë Moskën

Më të lexuarat

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raportoi se Ukraina ka kryer 45 sulme me mjete ajrore pa pilot (dronë) në territorin e Rusisë, prej të cilave 11 sulme përfshin rajonin e Moskës.

Ukraina kreu 45 sulme ajrore me dronë në territorin e Rusisë, prej të cilave 11 sulme ishin në rajonin e Moskës, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Në një deklaratë nga ministria lidhur me sulmin thuhet se “Natën që kaluam, regjimi i Kievit tentoi të kryejë sulm terrorist me dronë ndaj objektivave në territorin e Federatës Ruse”.

Sipas të dhënave në deklaratë, thuhet se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan gjithsej 45 dronë të tipit avion, prej të cilave 11 u rrëzuan në rajonin e Moskës ndërsa 23 në rajonin Bryansk, 6 në rajonin Belgorod, 3 në rajonin Kaluga dhe 2 në rajonin e Kurskut.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit